ZHURNAL.MK ZHURNAL.KS ZHURNAL.AL
« INSIDE » Parkingjet - Komunikacioni akoma mbetet hall i madh i qytetarëve
LSDM pro një njësie zgjedhore, BDI kundër

 

Lajme nga Maqedonia
Junker: Pranimi në BE nuk është gjë e lehtë
ED5A3E1A-D5AA-4D7E-9C73-4760E8A7905E_cx0_cy7_cw0_w1023_r1_s.jpg

Nju-Jork, 17 janar - Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, duke iu referuar aspiratave të vendeve të Ballkanit Perëndimor për anëtarësim në BE, ka thënë se “pranimi në Bashkimin Evropian nuk është gjë e lehtë”.

Duke folur në seancën plenare të Parlamentit Evropian në Strasburg, Juncker theksoi se dëshiron t’u tregojë shteteve në Ballkan se cilat janë pritjet e Bashkimit Evropian nga vendet e Ballkanit Perëndimor, transmeton REL.

“Hyrja në Bashkimin Evropian nuk është gjë e lehtë. Ajo nuk bie nga qielli. Duhet të punohet për këtë gjë. Po ashtu, dëshiroj të them në mënyrën më miqësore: të gjitha kontestet kufitare, të cilat ekzistojnë ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor, duhet të zgjidhen para anëtarësimit”, tha Jean-Claude Juncker, i cili në fund të muajit shkurt dhe fillim të marsit e viziton rajonin e Ballkanit Perëndimor.

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 17.01.2018, 20:47  | D.J. | 1,145 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA
AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"
Fon: 02 3217 815, E-mail: info @ zhurnal.mk
© 2018 Agjencia e lajmeve "ZHURNAL"
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara. Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.
 
<