ZHURNAL.MK ZHURNAL.KS ZHURNAL.AL
« Analizë » Fondet e BE-së për Maqedoninë, një histori papërgjegjshmërie
« INSIDE » Parkingjet - Komunikacioni akoma mbetet hall i madh i qytetarëve

 

Lajme nga Maqedonia
« Veto ndaj Ligjit për gjuhët » Analistët: Ivanov mbetet një mendje mesjetare, një mbetje e ish sistemit dhe nxit tensione
65655.jpg

Shkup, 17 janar - Presidenti i vendit, Gjorge Ivanov, deklaroi për opinionin se ai ka vendosur të mos e dekretoj miratimin e ligjit për përdorimin e gjuhëve. Sipas presidentit ligji rrezikon karakterin unitar të shtetit , sovranitetin dhe integriten territorial të Maqedonisë.

Duke folur për këtë veprim të pritur të presidentit Ivanov, analistët thotë se presidenti Gjorge Ivanov mbetet një mendje mesjetare, një mbetje e ish sistemit dhe një njeri autoritar që e vret e drejta e një kombi tjetër.

"Presidenti Gjorgji Ivanov mbetet një mendje mesjetare, një mbetje e ish sistemit dhe një njeri autoritar që e vret e drejta e një kombi tjetër. Ai e do Maqedoninë e pastër dhe me veprimet e fundit ai e vulos vet se i urren shqiptarët. Jo sepse me mos dekretimin e ligjit për gjuhën ai mund t'a ndalë atë proces, por e vonon atë. Problemi mbetet se ai shpërfaq atë anën e errët të tij dhe qarqeve nacionaliste maqedonase që ka përreth, që nuk e duan të ardhmen e përbashkët për të cilën qytetarët kanë sakrifikuar kaq shumë për ti tejkaluar këto ndarrje që po i thellon kreu i shtetit", vlerëson për Zhurnal, Urim Saliu, analist.

Sipas tij, presidenti Ivanov që fatkeqësisht është në këtë funksion edhe me votat e shqiptarëve, bën veprime që i nxit tensionet.

"I nxit mbase ato tensione me qëllim që të krijojë trazira sepse veprimet e tij të mëhershme dhe ky i fundit janë shumë poshtëruese për shqiptarët dhe mbase ai e bën që njerëzit të dalin edhe protestojnë. Mendoj se ka ardhë momenti delikat ku janë të pashmangshme zgjedhjet e jashtëzakonshme Presidenciale  sepse ne nuk mund më t'a durojmë një President me ide mesjetare të veprojë kundrejt vlerave të përbashkëta të të gjithë qytetarëve që synojnë një rrugë tjetër nga ajo e Ivanovit që është hallka e fundit e obstruksioneve bashkë me një rreth të vogël që mendojnë si ai", thotë Saliu.

Mendoj se edhe ndërkombëtarët, shprehet mëtej Saliu, duhet t'a shohin këtë veprim nacionalist të një njeriu që do të jetë mbi shtetin, mbi ligjin, mbi Kushtetutën dhe do të mos dekretojë një ligj që u miratua në Parlament dhe që sërish edhe pas këtij veprimi do miratohet prapë.

"Problemi mbetet pse ai i krijon këto situata. Mendoj se ai mbetet një president kundër interesave amerikane dhe pro sllave dhe ruse. Ndryshe nuk ka si komentohen qëndrimet e tij kaq kundërthënëse dhe me qëllime konfluktuoze që Maqedonisë nuk i nevojiten në këto procese delikate kur është në pyetje perpektiva evropiane dhe integrimi i vendit në NATO", nënvizoi Saliu.

Nga ana tjetër, analisti Petrit Menaj thekson se ndodhi ajo qe dhe pritej nga shqipëtarët.

"Gjithe veprimtaria e Ivanovit të udhëhequr nga antidhqiptarizmi i VMRO-së dhe Grujevskit nuk mund ta lejonte atë të merte nje vendim tietër. Kjo tregonë se rreziku i antishqiptarizmit mbetet nje realitet ku shqiptarët duhet të mprehin vigjilencën për të mos u besuar aq lehtë ndryshimeve që mund të ndodhin përkohësisht. Edhe ndo nje ndryshim që mund të ndodh në VMRO për qëndrimin ndaj shqipëtarëve nuk duhet besuar se dhe po ndodhi do të jetë sa për të ardhur në pushtet", theksoi për Zhurnal, Petrit Menaj, analist. 

Ai potencon se lidhjet e Ivanovit me qarqet antishqipëtare i japin forcë për të rritur shpresën antishqiptarëve në Maqedoni se shqiptarët nuk mund ti gëzojnë dot të drejtat si për gjuhën ashtu dhe ato të drejta dhe përparësi që po duken në "kushtëzimin" që i bënë LSDM me anë të platformës shqiptare për të bëre me të kualicionin qeverisës.

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 17.01.2018, 20:35  | D.J. | 7,886 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA
AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"
Fon: 02 3217 815, E-mail: info @ zhurnal.mk
© 2018 Agjencia e lajmeve "ZHURNAL"
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara. Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.
 
<