Mjalti në Kumanovë rendiment i ulët, interesim i lartë
ekonomi
Mjalti në Kumanovë rendiment i ulët, interesim i lartë

Mjalti në Kumanovë rendiment i ulët, interesim i lartë

Kumanovë, 7 nëntor – Në dekadën e fundit sasia e mjaltit në rajonin e Kumanovës është zvogëluar, kështu konstatojnë bletarët të cilët veprojnë në këtë rajon. Rendimenti mesatar lëviz nga 10 deri 11 kg mjaltë për familje bletësh, e që është më pak se ai i mëparshmi, që ishte 12 deri në 13 kg.

Prodhimi gjatë këtij viti është për një nuancë më pak, për një apo dy kilogramë, por është në nivelin mesatarisht të mirë, shkruan gazeta KOHA.

Rënia e rendimenteve është për shkak të ndryshimeve klimatike, tha kryetari i shoqatës “Bleta”, Çasllav Ristovski, i cili për 17 vite është bletarë dhe ka 52 shporta të vendosura në fshatin Kosmatac. Bletarët theksuan se moti në Kumanovë ishte me shi, ftohtë, me erë, duke rezultuar kështu me prodhim të ulët.

“Gjithçka varet nga rajoni në rajon, gjegjësisht nga mikroklima e cila mbizotëron. Ka bletarë që kanë shporta të vendosur në një distancë prej vetëm tre kilometrash, tek njëra kemi përfitime të mira, ndërsa tek tjetra mezi arrijnë deri në pesë kilogramë mjaltë prej një familje bletësh”, tha Ristovski.

Pavarësisht nga prodhimi ekzistues organik, kërkesa për mjaltë organike është e dobët, ndërsa kosto për prodhim organik është mjaft e lartë dhe marrja e certifikatës nuk është procedurë e lehtë, edhe pse subvencionet janë të larta.

Bletari Sllobodan Denkovski nga Shkupi, i cili prodhon mjaltë organik, thotë se bletët e tij me 120 shporta gjenden në zonën e Ormanit mbi fshatin Pçinjë të Kumanovës, rreth tre kilometra larg vendbanimit në një distancë nga vendet ku kemi ndotës që mund të ndikojnë në cilësinë e mjaltit. Ai sqaron se çdo gjë tjetër për marrjen e një certifikate varet nga faktori njerëzor.

“Arsyet për zvogëlimin e prodhimit të mjaltit duhet të përcaktohen nga shkencëtarët, por opinioni ynë është se ndryshimi i klimës ndikon dukshëm, veçanërisht në biznesin tonë. Dhjetë vite më parë prodhoja 30 kg mjaltë nga një familje bletësh ndërsa tani kjo mesatare është ulur për 15 kg, për të pasur nektarizëm të suksesshëm, duhet të ketë kushte të përshtatshme”, thotë Denkovski.

Sa e rëndësishme është mikroklima tregon edhe bletari nga Kumanova, Goran Mitrevski, i cili është i angazhuar në bletari dhjetë vjet. Bazuar në përvojën e tij, ai konfirmon trendin negativ në rendiment, që sipas kushteve të tyre mund të jetë i kënaqshëm, por krahasuar me rendimentet evropiane është katastrofale. Më tej ai shtoi se përveç lulëzimit të bimëve, nevojiten temperaturë dhe lagështi adekuate. Ndërsa në vendin tonë në maj dhe qershor ka thatësi ose shira dhe temperatura të ulëta, ndërsa shpesh gjatë natës temperaturat janë të larta dhe kjo pengon aktivitetin e bletëve.

Nga ana tjetër, rendimenti i ulëta i mjaltit nuk i ndalon të rinjtë që të tregojnë interes dhe të zhvillojnë këtë degë, ndërsa numri i tyre është në rritje. Nga qendra rajonale e Agjencisë për Promovimin e Bujqësisë në Kumanovë informojnë se në vitin 2018 për masën “50-50” aplikuan 14 bletarë në rajonin më të gjerë të Kumanovës dhe të gjitha aplikacionet janë miratuar. Pesë bletarë kanë aplikuar në projektin “Bujk i ri” për blerjen e familjeve dhe pajisjeve të bletëve, gjë që tregon se ka interes për këtë degë. Mbështetja për bletarët e shtetit lëviz nga 600 në 800 denarë në varësi të numrit të koshereve.

© ZHURNAL 07.11.2018, 18:54 | T.E. | 1,639 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."