ZHURNAL.MK ZHURNAL.KS ZHURNAL.AL
« Analizë » Fondet e BE-së për Maqedoninë, një histori papërgjegjshmërie
« INSIDE » Parkingjet - Komunikacioni akoma mbetet hall i madh i qytetarëve

 

Lajme nga Maqedonia
Vazhdojnë përplasjet në Lëvizjen Besa
besa_2.jpg

Shkup, 17 janar - Vazhdojnë edhe më tej përplasjet në Lëvizjen BESA. Mbështetësit e Bilall Kasamit paralajmërojnë padi penale kundër hapjes së selisë paralele në Tetovë nga ana e siç shprehen të ashtuquajturit “krahu i Shkupit”. Abdush Demiri nga radhët e mbështetësit të Kasamit thotë se selinë e hapur ditë më parë nga mbështetësit e Kahremanit nuk e llogarisin si seli zyrtare të kësaj partie.

"Së pari ajo nuk është zyrë e Besës. Lëvizja Besa ka organet e veta dhe ka legjitimitetin e vet. E dënojmë aktin e tillë të disa personave të cilët keqpërdorin emrin dhe emblemën e Lëvizjes Besa dhe për këtë do të ngremë padi për të gjithë ata të cilët keqpërdorin emrin dhe emblemën e Lëvizjes Besa", tha Abdush Demiri, zëdhënës i Lëvizjes Besa.

Nga ana tjetër mbështetësit e deputetit Nexhbedin Kahremani ditë më parë kanë përgatitur kërkesë për te Regjistri Qendror që të bëhet ndërrimi i emrit të kreut të Lëvizjes Besa nga Bilall Kasami në u.d kryetar Nexhbedin Kahremani. Pavarësisht se ata thonë se e kanë dërguar kërkesën, nga ana e Regjistrit Qendror nuk konfirmojnë nëse një kërkesë e tillë ka mbërritur deri tek to. Mbështetësit e Kasamit thonë se zvarritja e kësaj procedure tregon për mungesë të fakteve nga ana e palës tjetër.

"Të gjithë ata të cilët kanë kontestuar legjitimitetin e kryetarit Bilall Kasami dhe Lëvizjes Besa, kanë pasur mundësi që të ngrisin procedura gjyqësore por e shohim se ata një gjë të tillë nuk e kanë bërë, kjo nënkupton se nuk i kanë argumentet për një gjë të tillë. Jemi të bindur se një gjë e tillë nuk do të ndodhë, Lëvizja Besa i ka organet e veta dhe ka përfaqësuesin e vet kryetarin Bilall Kasami", dekalroi Abdush Demiri, zëdhënës i Lëvizjes Besa.

Mbrëmjen e së hënës i ashtuquajturi “krahu i Shkupit” me në krye deputetin Kahremani bënë hapje solemne të selisë së Besës në Tetovë, pavarësisht se kjo Lëvizje vecmë posedon zyrat e saj në qytetin e Tetovës. Burime brenda Lëvizjes thonë se kjo parti po shkon drejt ndarjes, ndërkaq ditë më parë vetë Kahremani nuk përjashtoi mundësinë e formimit të një partie të re, në rast se kërkesa e tyre për marrjen e vulave nuk pranohet nga ana e institucioneve kompetente. Muajin e ardhshëm kjo Lëvizje ka caktuar Kongresin e saj, në të cilin do të zgjidhet drejtuesi i kësaj partie.

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 17.01.2018, 15:30  | Xh.I. | 2,201 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA
AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"
Fon: 02 3217 815, E-mail: info @ zhurnal.mk
© 2018 Agjencia e lajmeve "ZHURNAL"
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara. Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.
 
<