ZHURNAL.MK ZHURNAL.KS ZHURNAL.AL
« Analizë » Fondet e BE-së për Maqedoninë, një histori papërgjegjshmërie
« INSIDE » Parkingjet - Komunikacioni akoma mbetet hall i madh i qytetarëve

 

Lajme nga Maqedonia
Sela: 550 vjetori i vdekjes së Skënderbeut, dëshmi për lashtësinë e kombit shqiptar
19961404_465231463834177_5899671530673526846_n.jpg

Shkup, 17 janar - Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela përmes një postimi në Facebook në rastin e 550 vjetorit të vdekjes së heroit kombëtar Gjergj Kastrioti-Skendërbeu ka shkruar se 550 vjetori i vdekjes së Skënderbeut është dëshmi për lashtësinë e kombit shqiptarë dhe kjo sipas Selës na bën të ndihemi krenarë për historinë tonë të lavdishme, transmeton Zhurnal.

Më poshtë statusin e plotë të Ziadin Selës:

Skënderbeu,simboli i bashkimit

550 vjetori i vdekjes së Heroit tonë Kombëtarë Gjergj Kastriot Skënderbeut është dëshmi për lashtësinë e Kombit tonë dhe kjo na bënë të mdihemi krenarë për historinë tonë të lavdishme përplot me heronjë dhe heroizma që kanë lënë gjurmë në historinë e Kombit tonë por dhe historinë botërore.
Sigurisht se me figurën e Skenderbeut krenohet e gjithë bota dhe ne duhet të ndjehemi të privilegjuar që i takojmë një Kombi kaq fisnik që i ka dhënë botës heronjë dhe figura të rëndësishme historike.
Elementi që e karakterizon figurën e Skënderbeut,përveç heroizmit dhe betejat e lavdishme është edhe fuqia e tij për të bashkuar Kombin.
Prandaj,sot është dita kur duhet të reflektojmë si Kombë dhe këtë elementë të bashkimit ta ngrisim mbi intereset grupore e individuale si dëshmi që jemi pasardhësit e një heroi me përmasa botërore.
Lavdi veprës dhe jetës së Skënderbeut
Lavdi të gjithë të rënëve pët Atdhe.

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 17.01.2018, 14:47  | Xh.I. | 1,548 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA
AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"
Fon: 02 3217 815, E-mail: info @ zhurnal.mk
© 2018 Agjencia e lajmeve "ZHURNAL"
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara. Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.
 
<