ZHURNAL.MK ZHURNAL.KS ZHURNAL.AL
« Analizë » Fondet e BE-së për Maqedoninë, një histori papërgjegjshmërie
« INSIDE » Parkingjet - Komunikacioni akoma mbetet hall i madh i qytetarëve

 

Lajme nga Maqedonia
Xhaferi: Fytyra e Skënderbeut është e lidhur ngushtë me të gjithë ne që jetojmë në RM
talati_1.jpg

Shkup, 17 janar - Sot nën patronazh të Kryparlamentarit Talat Xhaferi në Kuvendin e Maqedonisë u mbajtë Akademi Përkujtimore me rastin e 550 vjetorit të ndarjes nga jeta të heroit kombëtar shqiptar Gjergj Kastrioti - Skenderbeu, shkruan Zhurnal.

Në Akademinë solemnte morën pjesë shumë figura publike të jetës politike si Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, zv.Kryeministri Hazbi Lika, Ministra të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, deputet të Kuvendit, pjestar të bashkësive fetare, aktorë dhe shumë figura të tjera.

Kryeparlamentari Xhaferi para të pranishmëve fjalimin e tij e filloi me një fjalë të Gjergj Kastriot-Skenderbeut "Unë jam mik i virtytit e jo i fatit".

Ai gjithashtu tha se vepra e Skënderbeut sot për të gjithë ne është ideal dhe përcaktim strategjik dhe kjo sipas Xhaferit është Evropa e Bashkuar.

"Nëse vetëm në mënyrë sipërfaqësore shihen faktet historike të ndërlidhura me Gjergj Kastriotin, pa dallim se ai është feudal shqiptar, idetë e tij, angazhimet e tij dhe gjithsesi, lufta e tij për liri dhe fitoret ushtarake kundër ushtrisë otomane, kanë shumë elemente të asaj që sot për të gjithë ne është ideal dhe përcaktim strategjik dhe kjo është Evropa e Bashkuar. Fytyra dhe vepra e Gjergj Kastriot-Skendebeut është ngushtë e lidhur edhe me të gjithë ne që sot jetojmë në hapsirën e Republikës së Maqedonisë, respektivisht, me synimet shekullore dhe luftën e popullit shqiptar dhe maqedonas për liri dhe pavarësi", ka theksuar Kryeparlamentari Talat Xhaferi.

Nga ana tjetër drejtori i Institutit të trashëgimit shpirtërore dhe kulturore të shqitarëve në Maqedoni, Skender Asani tha se në planin shqiptar figura e Skenderbeut është më shumë se hero kombëtar. Ai shprehu knaqësi të veçantë se sot u mbajt kjo Akademi solemne në Kuvendin e Maqedonisë, falë edhe të angazhimit të kryeparlamentarit Xhaferi.

"Figura e Skënderbeut, që është trajtuar pa fund herë nga historianë të Perendimit e të Lindjes, për të cilin janë interesuar dhe kanë shkruar diplomatët, politikanët e veçmas historianët, vazhdon edhe sot tu flasë jo vetëm shqiptarëve, por edhe Ballkanit dhe Europës në përgjithësi. Në planin shqiptar Skënderbeu është më shumë se hero kombëtar. Përtej trajtimeve folkrolike dhe herë herë tifozerike e për interesa të ngushta grupore e ideologjike, Skenderbeu është pika që unifikon shqiptarët. Ai është një Gjergj krishterë, herë katolik e herë ortodoks, por edhe një Skenderbe musliman", theksoi mes tjerash drejtori i ITSHKSH, Skender Asani.

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 17.01.2018, 13:46  | Xh.I. | 2,165 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA
AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"
Fon: 02 3217 815, E-mail: info @ zhurnal.mk
© 2018 Agjencia e lajmeve "ZHURNAL"
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara. Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.
 
<