« KUR ZENKU DEMANTON VETVETEN » Kur "Lash Art Tetovë" sekretari Zenku, dëshiron të demanton mediat !
"Patrioti" Muhamed Zekiri ka kohë për vendosjen e luleve në Qendrës Memoriale të KAÇK..
« Inside » Kosova e painteresuar, refuzimi i kërkesave për transfer të të burgosurve me prapavi ..
Institucionet përgënjeshtrojnë Valmir Azirin dhe Ministrinë e Kulturës
Ramadani: Projektet kulturore-artistike mbështeten pjesërisht nga Ministria e Kulturës                
BFE33457285987E3224B677BB8A337E8.jpg

Shkup, 17 Janar - Dihet që historikisht që nga pavarësia e Republikës së Maqedonisë projektet kulturore- artistike nuk mbështetën aq sa duhet, por pjesërisht.

Ky fenomen negativ institucional e pamundëson zhvillimin kulturor tek shqiptarët, kurse dihet që kultura është pjesë shumë e rëndësishme e të gjitha popujve, dhe kombeve.

Finansimi i projekteve kulturore dhe artistike është sinjal se përnjëmend, institucionet shtetërore duan që të kemi shoqëri të shëndoshë dhe shoqëri me vlera dhe me vizion përparimtar për të ardhmen dhe të tanishmen.

Duke finansuar dhe mbështetur kulturën, është mbështetur një pjesë e shoqërisë që është katalizator i përparimit të gjithëanshëm shoqëror, politik, ekonomik dhe social.

Kryetari i Shoqatës Kulturore Artistike “Bajram Shabani”  Dritan Ramadani nga qyteti i Kumanovës për Zhurnal thotë se projektet mbështeten pjesërisht.

“Ne aplikojmë me dy deri në tre projekte kurse një projekt nuk është mbështetur nga Ministria e Kulturës, kurse një projekt më është pranuar, por projektet  tona janë në veprimtarinë Folklor në Bashkëpunim Ndërkombëtar, për shkak se ne kemi problem finansiar për pagesën e transportit  për pjesmarrje në festivale , kurse kryesishtë festivalet pa participim mbahen në Turqi, por edhe atje kjo praktikë tanimë ka filluar të mos zbatohet”.

Ndërsa ai shtonë se interesi jonë si Shoqëri  Kulturore e Artistike edhe i valltarëve për shumë arsye është Turqia  për shkak të afërsisë dhe për shkak të mos participimit për pjesëmarrje.

“ Ministria e Kulturës ndihmon aq sa për të mos thënë se nuk ndihmon aspak, sepse kërkesa jonë nëse është 500 mijë denarë apo 600 mijë denarë, ministria në fjalë neve na i mbulon vetëm 100 mijë denarë, kurse shpenzimet bëhen shumë më të mëdha, sepse përgatitja për një festival ndërkombëtar kërkon më shumë mjete finansiare pë veshjet, ushqim, parapërgatitjen, finalizmin, udhëtimin, dhe shumë gjëra të tjera të nevojshme që të njejta ne pastaj i mbulojmë nga buxheti personal i gjithë secilit por ndonjëherë edhe prej sponzorëve një pjesë të madhe”.

Kurse Ramadani thotë se për vitin 2018 ka aplikuar me dy projekte njëri është festival i fëmijëve që po ashtu do të mbahet në Turqi, si dhe një festival tjetër ballkanik njejtë që do të mbahet në Turqi, kurse tek festivali për fëmijë vitin e kaluar që kemi qenë atje shpenzimet i kanë mbuluar me sponzorë dhe nga buxheti personal, Ministria e Kulturës nuk ka ndihmuar finansiarisht këto projekte

Por i njejti shtonë me një pesimizëm të theksuar se  për vitin 2018  projektet që kanë aplikuar mund të ju mbështeten por thekson se mjetet finansiare të kërkuara janë aq që së paku shpenzimet e transportit të ju mbulohen nga Ministria e Kulturës.

Por edhe aktori Hasim Memishi Sopi mendon se deri tani Ministria e Kulturës ka finansuar pjesërisht dhe në mënyrë diskriminuese projektet shqiptare.

"Deri tani ministria e kulturës ka finasuar pjesërisht dhe në mënyrë diskriminuese projektet shqiptare, për vitin 2018 kjo gjë është përmirësuar dukshëm, të shohim a do të vazhdoj kjo gjë edhe vitet në vazhdim”.

Ndërsa shprehet optimist rreth  mbështetjes së projekteve nga ana e Ministrisë së Kulturës për vitin 2018.

“Mund të themi se për këtë vit është më mirë, por ka shumë punë për të qenë aty ku e meritojmë, sidoqoftë shenjat e para të këtij viti janë shumë shpresëdhënëse, mirë duket në letër, të shohim në praktikë",  deklaroi për Zhurnal, aktori Hasim Memishi Sopi.

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 17.01.2018, 12:17  | I.XH | 1,477 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Besa e Bilall Kasamit mban Kongresin e parë
« KUR ZENKU DEMANTON VETVETEN » Kur "Lash Art Tetovë" sekretari Zenku, dëshiron të demanton mediat !
« Foto » Shtetasi turk humb jetën në aksident në rrugën Tetovë-Gostivar
Maqedonia prej nesër nën borë
« Zhurnal mëson » Nesër takohen Thaçi dhe Gashi, ja tema e bisedimeve!?
 

 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2018 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.