Hajredini: Reforma e taksave mund të sjell evazion fiskal
ekonomi
Hajredini: Reforma e taksave mund të sjell evazion fiskal

Hajredini: Reforma e taksave mund të sjell evazion fiskal

Shkup, 7 nëntor - Është demagogji të pohojë se me këtë reformë të taksave po i ndihmohet varfërisë dhe se arrihet një farë drejtësie, tha për “Faktor” ish-ministri i Financave, Xhevdet Hajredini.

Përfundimisht, për shkak se, siç thotë Qeveria, një shkallë më e lartë progresi do të mbulojë vetëm një përqind të popullsisë, do të thotë se nuk do të ketë rëndësi apo efekt të madh, por është e mundur të rritet evazioni fiskal.

Ministri i Financave të shtunën njoftoi se që nga janari i vitit të ardhshëm, do të hyj në fuqi taksa progresive me tetë përqind shtesë të tatimit mbi një pagë bruto mujore prej 90.000 denarë. Me një normë prej 18 përqind do të paguajnë ato që marrin mbi 90.000 denarë.

“Bërja e një reforme që prek një përqind të qytetarëve nuk është as reformë. Taksa progresive ideologjike është më majtas, ndërsa proporcioni (i sheshtë) është më i saktë, por sa njerëz janë duke marrë mbi 90.000 denarë dhe si do të ndikojë kjo, nuk mendoj se ja vlen për tu diskutuar. Nuk ka rëndësi dhe unë nuk mendoj se do të ketë efektin e zvogëlimit të varfërisë”, tha Hajredini.

Ai gjithashtu tha se nga kjo mund të pritet evazion më i madh fiskal.

© ZHURNAL 07.11.2018, 11:54 | D.J. | 1,286 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."