ZHURNAL.MK ZHURNAL.KS ZHURNAL.AL
Lajme nga Maqedonia
« Ekonomistët » Qeveria "shterpe" në rimëkëmbjen e ekonomisë
auto_3897522017_p1505314275.jpg

Shkup, 16 janar - Lëshimi i Eurobondit të ri prej gjysmë miliard euro në fillim të këtij viti, sipas ekonomistëve hap dyshime për ekonominë e vendit. Ata dyshojnë se ka probleme me të ardhurat dhe në mbledhjen e tatimeve, kështu që deficiti buxhetor i vitit të kaluar dhe ky i këtij viti duhet të kompensohet nga kredi të reja.

Fatmir Bytyqi thotë se tani është shumë e rëndësishme të monitorohet realizimi i investimeve kapitale dhe mënyra për çfarë do të shpenzohen para nga kredia e re.

Ai për Zhurnal tha se nga aspekti i lëshimit të eurobondit se nuk duhet të jemi befasuar përshkak se ajo ishte diçka e cila ishte e planifikuar me aprovimin e buxhetit të vitit 2018, por befasuese për Bytyqin është koha kur merret ky eurobond. 

“Për mua befasuese është periudha kohora kur ajo merret që është fillimi i vitit, dhe shuma e përgjithëshme që i tejkalon nevojat momentale që mund të aludon vetëmse kjo Qeveri në parim e ka sfiduese grumbullimin e të hyrave nga tatimet, andaj që ta ketë më të lehtë implementimin e buxhetit duke siguruar para prej eurobondit. Në përgjithësi, kjo Qeveri le shumë për të dëshiruar fushën e ekonomisë. Neve na ngelet në periudhën e ardhshme të shohim do të ndryshon diçka në këtë drejtim”, thekson Bytyqi.

Ai shrpehet se është i saktë konstatimi se Qeveria e re më shumë është fokusuar në politikën e jashtme se sa në rimëkëmbjen e ekonomisë vendore.

“E para, konstatimi për gjashtë mujorin e parë të Qeverisë është i saktë. Kjo Qeveri më shumë është fokusuar në politikën e jashtme dhe në kinse reformat e Agjendës 3-6-9 dhe integrimet europiane, që mendoj se le shumë për të dëshiruar. Në aspektin ekonomik mendoj se edhe pse doli para pak kohe me masa konkrete ekonomike. Qeveria, ato vijnë në një periudhë shumë të vonshme se në parim janë propozuar si të tilla, akoma ligji për implementimin e këtyre masave nuk është aprovuar, pritet dikur në fund të muajit shkurt, kurse realisht mund të presim në muajt prill apo maj, që i bie pothuajse një vit pas fillimit të funksionimit të kësaj Qeverie të kemi masa konkrete për rimëkëmbjen ekonomike. Mendoj se kjo Qeveri e para ishte e përgatitur me sfidat ekonomike me të cilat u ballafaqua duke marrë parasysh se viti 2017 ishte pak sa i vështirë në aspektin ekonomik”, ka deklaruar për Zhurnal, Fatmir Bytyqi.

Përndryshe, me Eurobondin e ri do të ketë më shumë para për paga më të larta në fushën e shëndetësisë, arsimit dhe armatës. Janë paraparë edhe një pjesë e këtyre parave për projekte kapitale të tilla si infrastrukturë hekurudhore dhe rrugore, por edhe përshpejtimin e gazifikimit të Maqedonisë. Me një pjesë të parave do të shlyhen borxhet e vjetra. Ky është eurobondi i gjashtë i lëshuar nga shteti. E para dhe e fundit janë nënshkruar nga ministrat e LSDM-së dhe katër nga ministrat e VMRO – DPMNE-së.


 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 16.01.2018, 11:56  | Xh.I. | 1,245 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA
AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"
Fon: 02 3217 815, E-mail: info @ zhurnal.mk
© 2018 Agjencia e lajmeve "ZHURNAL"
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara. Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.
 
<