Ja pse u nda Big Mama nga i dashuri
showbiz
Ja pse u nda Big Mama nga i dashuri

Ja pse u nda Big Mama nga i dashuri

Big Mama ka rrëfyer për herë të parë arsyet që e çuan drejt ndarjes nga partneri, me të cilin kishte një vit lidhje.

E ftuar dje në “Prive”, Big Mama tregoi se ka rilindur pas këtij operacioni pasi hoqi dorë nga shumë gjëra.

“Kam hyrë me këmbët e mia në operacion. Filmova edhe veten, po kisha frikë. I thoja vetes: ‘Po sikur të vdes’? Çdolloj mendimi të vjen në atë moment. Por tani kam rilindur. Më është ndryshuar komplet jeta. E kam lënë cigaren, kam lënë alkoolin, kam lënë ushqimin, kam lënë dashnorin, të gjitha i kam lënë”, u shpreh Big Mama.

Këngëtarja foli edhe për ndarjen duke u shprehur se, ndarja erdhi pasi ajo dhe partneri nuk gjetën një gjuhë të përbashkët dhe nuk funksionoi.

“E përjetova një lidhje, i tregova të gjithëve sepse kjo lidhje ishte më serioze, e dinte edhe familja ime. Ishim në një lidhje gati 1-vjeçare, e pamë që nuk funksiononte, nuk patëm gjuhë të përbashkët, ishim tipe të ndryshme dhe vendosëm t’i japim fund kësaj lidhje”, tha Big Mama. /albeu.com.

© ZHURNAL 16.01.2018, 12:00 | Z.H. | 4,256 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."