Adelina Tahiri zbulon të plotë veshjen në ditën e martesës, por ky detaj i habiti të gjithë
showbiz
Adelina Tahiri zbulon të plotë veshjen në ditën e martesës, por ky detaj i habiti të gjithë

Adelina Tahiri zbulon të plotë veshjen në ditën e martesës, por ky detaj i habiti të gjithë

Adelina Tahiri ka qenë kohët e fundit një nga vajzat më të komentuara të showbizit pasi u zbulua lidhja me milionerin maqedonas ndërsa muajin e kaluar ajo dha lajmin se është zyrtarisht e martuar me Serjozha Markov.

 

Nga dita e dasmës, Adelina postoi vetëm dy foto një duke firmosur dhe tjetrën ku tregonte pak nga pjesa e sipërme e veshjes, por të plotë veshjen këngëtarja e tregoi sot.

 

Mirëpo teksa të gjithë prisnin të shihnin “fustanin” e kuq, Adelina shfaqet me jumpsuit duke habitur me këtë zgjedhje për ditë dasme, transmeton xing.

 

Këngëtarja e ka kombinuar veshjen me një pellush ndërsa si gjithmonë shfaqet shumë seksi dhe provokuese me dekoltenë e hapur.

 

Çifti aktualisht po shijojnë muajin e mjaltit në një vend me dëborë, ndryshe nga çiftet e tjera që përgjithësisht kanë zgjedhur plazhet ekzotike.

© ZHURNAL 16.01.2018, 11:38 | Z.H. | 9,600 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."