Shilegov: Përmendorja e UÇK-së është punë e Komunës Çair, Qyteti i Shkupit nuk ka të..
« Analistët » Ligji për gjuhët, shqiptarët të jenë unikë në qëndrime
« KUR ZENKU DEMANTON VETVETEN » Kur "Lash Art Tetovë" sekretari Zenku, dëshiron të demanton mediat !
"Patrioti" Muhamed Zekiri ka kohë për vendosjen e luleve në Qendrës Memoriale të KAÇK..
Eneda Tarifa ndahet nga bashkëshorti
Eneda-Tarifa-840x420 1.jpg

Eneda Tarifa dhe partneri i saj prej shumë vitesh, Erjon Zaloshnja, mund të mos i kenë punët mirë bashkë. Burime për Anabel.al tregojnë se çifti nuk shikohen më bashkë dhe mesa duket, i kanë ndarë rrugët me njëri-tjetrin, në të gjitha aspektet.

Prej vitesh bashkëpronarë të Rockstock-ut, ky është sezoni i parë që Eneda Tarifa nuk këndon në këtë lokal. Të shtunën, Erjon Zaloshnja zhvilloi mbrëmjen hapëse të sezonit, por partnerja e tij shumëvjeçare në jetë dhe në biznes jo vetëm që nuk këndoi, por nuk u duk fare në lokal.

Tarifa duket ta ketë braktisur biznesin që menaxhonte bashkë me Zaloshnjen, pasi më 3 janar ishte duke kënduar në një prej club-eve konkurrente, Cavaliero Club.

Madje, Zaloshnja e reklamoi natën e të shtunës si një fillim të ri, duke shkruar:

“Ky është Rockstock që kam dashur gjithmonë”

Në maj të 2013-ës, Eneda Tarifa dhe Erjon Zaloshnja u bënë prindër për herë të parë, pas një marrëdhënieje që nisi kur ishin të dy fare të rinj.

Gjithmonë kanë qëndruar larg rrjeteve sociale, megjithatë, një prej postimeve të rralla që kanë bashkë është ai i 14 shkurtit 2015, kur Eneda postoi një foto të vjetër me Erjonin dhe e uroi kështu për Shën Valentin:

“Si nuk m’u mërzite gjithë jetën. Shën Valentini im përgjithmonë.”

Tashmë që nga 19 janari, Eneda Tarifa do të jetë e angazhuar me “The Voice Kids”, ku do të jetë pjesë e jurisë dhe trajnere e konkurrentëve, krah Miriam Canit, Aleksandër Gjokës dhe Renis Gjokës./Anabel/

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 16.01.2018, 11:33  | Z.H. | 904 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
« Jozyrtare » Zhurnal mëson emrat e përfolur për drejtor të BDI-së në këto drejtori
« Foto » Pandeli Majko në “konakun” e Lazim Destanit
Sot borë në gjithë vendin
Zaev, nuk planifikohet rritje e moshës për pensionim
BDI dega Gostivar akuza të rënda për Taravarin: Keqpërdorime në Shkollën e Mesme Teknike Komunale në Gostivar
 

 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2018 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.