ZHURNAL.MK ZHURNAL.KS ZHURNAL.AL

 

Showbiz
Marigona i këndon Reçakut, kënga pritet shumë mirë

Ajo është artiste e vogël në moshë por plot talent, ndërsa ka menduar të sjellë një këngë mjaft të bukur e me një temë prekëse duke përkuar edhe me datën ku kujtohet masakra e Reçakut. Kjo është këngëtarja Marigona Imeri që sic ju kemi paralajmëruar sapo ka publikuar kë

26937122_1528035540612108_189941692_o.jpg

Ajo është artiste e vogël në moshë por plot talent, ndërsa ka menduar të sjellë një këngë mjaft të bukur e me një temë prekëse duke përkuar edhe me datën ku kujtohet masakra e Reçakut. Kjo është këngëtarja Marigona Imeri që sic ju kemi paralajmëruar sapo ka publikuar këngën me titull “Reçaku”, këngë kjo që ka ardhur pikërisht më 14 Janar, një ditë para datës së trishtë (15 Janar) kur kujtohet kjo masakër që iu bë popullit shqiptar në këtë vend ku mban titullin edhe kënga e interpretuar mjaft bukur nga artistja e vogël. Klipi është realizuar nga Art Creative Studio. “Kam qenë shumë e vogël, se kisha kutpu, vendi im Reçaku cka ka përjetu. Por babai dhe gjyshi më treguan sot, se ajo cka ndodhi këtu e tmerroj një botë”.. këto janë disa nga vargjet e këngës ku për më shumë keni mundësi të dëgjoni këngën dhe të shihni klipin i cili megjithëse ka vetëm pak orë në kanalin youtube po pritet shumë mirë e po klikohet mjaft.

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 15.01.2018, 22:34  | T.E. | 1,175 i lexuar

 

 

 

Qeveria do të hap qendër informative për integrimet euroatlantike

Shkup, 16 tetor - Në seancën e sotme të Qeverisë, ministrat e pranuan informacionin mbi sigurimin e hapësirës afariste për hapjen e një Qendre Informative për Integrimet euroatlantike. Qëllimi është të sigurojë hapësirë për dialog aktiv dhe debat mbi integrimet euroatlantike.

“Projekti parashikon organizimin e ngjarjeve promovuese, debateve dhe aktiviteteve të tjera përmes të cilave qytetarët do t’i afrohen procesit të integrimeve euroatlantik dhe do të rrisin njohuritë e tyre për këtë”, thonë nga Qeveria.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 16.10.2018, 20:55  | T.E. | 460 i lexuar

© ZHURNAL.mk

MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA
AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"
Fon: 02 3217 815, E-mail: info @ zhurnal.mk
© 2018 Agjencia e lajmeve "ZHURNAL"
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara. Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.