« Analistët » Ligji për gjuhët, shqiptarët të jenë unikë në qëndrime
« KUR ZENKU DEMANTON VETVETEN » Kur "Lash Art Tetovë" sekretari Zenku, dëshiron të demanton mediat !
"Patrioti" Muhamed Zekiri ka kohë për vendosjen e luleve në Qendrës Memoriale të KAÇK..
« Inside » Kosova e painteresuar, refuzimi i kërkesave për transfer të të burgosurve me prapavi ..
"Ethet" e kongresit të BDI-së, a do të ketë "dridhje"?!
bdi-2.jpg

Shkup, 15 janar - 2018-ta, është viti ku pritet mbahet edhe kongresi i IV i partisë më të madhe politike shqiptare, Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), partisë e cila në skenën politike shqiptare doli drejtëpërdretë nga ish-strukturat e Ushtrisë ÇLirimtare Kombëtare (UÇK) dhe e njëjta drehtohet që nga themelimi i saj nga ish-përfaqësuesi politik dhe ushtarak i UÇK-së, Ali Ahmeti. Nga themeli i saj në vitin 2002 e deri më sot, me përjashtim të periudhës 2006-2008 është pjesë e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë duke qenë partia e cila ka fituar njëpasnjë zgjedhjet në kampusin politik shqiptar.

Mbajtjen e Kongresit partiak këtë vit e paralajmrojë edhe vetë lideri  BDI-së, Ali Ahmeti në intervistën e tij të fundit.

Siç mëson Zhurnal, nga burime partiake brenda BDI-së pozita e liderit të BDI-së edhe mëtej mbetet e pakontestueshme. Edhe pse vetë Ahmeti nuk ka përjashtuar se do të tërhiqet, por vetëm nëse do të arrihen synimet e tij për integrimin e vendit në NATO. Nga selia "blu" theksojnë se janë në proces të debateve për fillimin e parapërgatitjeve dhe se nuk mund të japin asgjë konkrete.

Siç mëson Zhurnal, nëndegët, degët dhe kryesia e BDI-së do të kërkojnë që Ahmeti të mbetet në krye të BDI-së edhe për një mandat. 

"Pritet të ketë rifreskime të mëdha në strukturat partiake, duke filluar nga nënkryetarët, sekretari gjeneral dhe forumet e tjera partiake. Po ashtu nuk përjashtohet mundësia që të ketë zgjedhje një anëtar-një votë. Në strukturat drejtuese të partisë do të ketë edhe kuadër partiak i cili ishte pjesë e Qeverisë teknike të Emil Dimitrievit", thonë burime partiake nga BDI për Zhurnal.

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 15.01.2018, 21:05  | D.J. | 20,446 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
« KUR ZENKU DEMANTON VETVETEN » Kur "Lash Art Tetovë" sekretari Zenku, dëshiron të demanton mediat !
« Foto » Shtetasi turk humb jetën në aksident në rrugën Tetovë-Gostivar
Maqedonia prej nesër nën borë
« Foto » Pandeli Majko në “konakun” e Lazim Destanit
Sot borë në gjithë vendin
 

 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2018 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.