Ismaili: Grupi i Kasamit ka tradhëtuar parimet e BESËS, Kahremani është shpresa për politikën shqiptare në Maqedoni
maqedonia

Shkup, 13 janar - Profesori universitar Adnan Ismaili, i cili për një kohë të gjatë u atakua si personi i cili qëndronte pas formimit të Lëvizjes BESA, në një prononcim për TV21 thotë se grupi i cili është rreth Bilall Kasamit ka tradhëtuar parimet e BESËS, transmeton Zhurnal.

"Ky grup i vogël kanë tradhtuar parimet, me të cilat dikur mburreshin dhe sot nuk e përmbajnë dot veten për t’i implikuar të gjithë ata që mbase dikur edhe u kanë ndihmuar në mënyra të ndryshme", thotë  Adnan Ismaili, profesorë universitar.

Sipas tij, Nexhbedin Kahremani, tashmë është drejtues i Besës, është një shpresë për politikën shqiptare në Maqedoni.

© ZHURNAL 13.01.2018, 21:15 | D.J. | 10,679 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."