« Analizë » Iluzion të flitet se shqiptarët janë partnerë të barabartë me maqedonasit në procesin..
Zbardhen 5 propozimet e OKB për ndryshimin e emrit të Maqedonisë
« Partitë shqiptare për veton e Ivanovit » Jemi të zhgënjyer, kemi menduar që do të reflektonte
A është fajtor zv/kryeministri Osmani për protestat e sotme anti-NATO para kuvendit !..
« DEMANT » Arben Labënishti, nuk është kandidat për kryetar të Lëvizjes BESA
besaa_1.jpg

Shkup, 13 janar - Pasi që në disa media u liferua lajmi se Arben Labënishti, mjeku i njohur nga Struga mund të jetë emri që do të bashkon dy "krahët" e Lëvizjes BESA dhe si emri më i pranueshëm për lider të Lëvizjes BESA në kongresin e ardhshëm partiak, burime të larta partiake nga kjo parti për Zhurnal kanë demantuar si të pavërtaeta këto informacione.

"Në një kohë kur të gjithë jemi të mobilizuar që të respektohet statuti dhe qëllimet programore të partisë. Në një kohë ku në mënyrën më brutale të mundëshme po dhunohet demokracia e me këtë edhe vetë partia të cilën e ngritëm dhe punuam shumë për ta forcuar. Informacionet e tilla janë të natyrës banale, aq më pak të vertata. I gjithë fokusi ynë është në drejtim të ruajtjes se kompaktësis së partisë, duke respektuar mendimin e shumicës dhe gjithë anëtarëve që punuan dhe punojnë me synimin se ne jemi ndryshe nga të tjerët", thotë një anëtarë i lartë i Lëvizjes BESA për Zhurnal.

Ai thotë se të gjitha vendimet e partisë duhet të dalin nga strukturat partiake dhe shumica e Këshillit të Përgjithshëm të partisë. 

"Partia nuk mund të nëpërkëmbet se ashtu do një njeri. është dhënë shumë mund që ajo të jetë një vend ku shqiptarët do të kenë mbështetje për çdo hall të tyre e jo një vend për të kalkuluar karierat personale të dikujt. Sa i përketë doktor Arben Labënishti ai është një anëtar i devotshëm partiak që bënë pjesë në shumicën e anëtarëve të Këshillit Qendror të partisë. Por nuk ka sgjë në këtë drejtim. Kongresi do të vendos, gjegjëisht delegatët dhe anëtarët e Lëvizjes BESA", thotë burimi ynë nga Lëvizja BESA.

Sipas tij, do të tejkalohet edhe kjo "amulli" dhe partia do të vazhdojë rrugëtimin e saj. 

"Dyertë tona janë të hapura për të gjithë, nuk ka nevojë askush ti thyej ato. Demokracia njeh vendimet e shumicës", shprehet ai.

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 13.01.2018, 21:00  | D.J. | 5,382 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Zbardhen 5 propozimet e OKB për ndryshimin e emrit të Maqedonisë
Nora ia lë në dorë Reneenë axhit Patris, shikoni si e ‘torturon’ ai!
“E vërteta për BDI-në” - keqpërdorime të shumta edhe në NP “Parkingje publike dhe gjelbërime” - Gostivar   
A është fajtor zv/kryeministri Osmani për protestat e sotme anti-NATO para kuvendit !?
Vajza e Gjyste Vulajt tregon gjoksin, ndizet rrjeti...
 

 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2018 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.