Një polic kufitar plagoset aksidentalisht nga kolegu i tij
kronika
Një polic kufitar plagoset aksidentalisht nga kolegu i tij

Një polic kufitar plagoset aksidentalisht nga kolegu i tij

Tetovë, 30 nëntor – Një pjesëtar i policisë kufitare është qëlluar me armë zjarri në dorën e majtë, pasi një koleg i tij ka shtënë një plumb derisa e ka pastruar pistoletën e tij zyrtare, informuan nga SPB Tetovë.

Sipas informatave policore, incidenti ka ndodhur  dje rreth orës 12:30 në Stacionin policor për kontroll kufitar – Rogaçevo.

Në vendin e ngjarjes menjëherë është kryer ekspertizë, ndërsa për rastin janë njoftuar prokurori publik dhe Sektori për kontroll të brendshëm, hetime kriminalistike dhe standarde evropiane pranë MPB-së.

Policia punon në ndriçimin e tërësishëm të rastit.

© ZHURNAL 30.11.2018, 15:48 | D.J. | 1,916 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."