Lëndohet rëndë me motoçikletë një 21 vjeçar në Haraçinë
kronika
Lëndohet rëndë me motoçikletë një 21 vjeçar në Haraçinë

Lëndohet rëndë me motoçikletë një 21 vjeçar në Haraçinë

Një motoçiklist 21 vjeçar është lënduar rëndë në një aksident komunikacioni që ndodhi në Haraçinë, shkruan Zhurnal.

Sipas informatave të MPB-së, rreth orës 20:30, M.R (21) nga Haraçina, me motoçikletën e tij Yamaha, ka rëshqitur dhe ka përfunduar jashtë rruge. Ai ka marë lëndime të rënda trupore dhe me veturë tjetër është transportuar në spitalin e Qytetit "Shën Naum Ohridski", ndërsa më pas është dërguar në spitalin klinik "Majka Tereza". Është kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes nga ana e SPB Shkup./Zhurnal.mk

© ZHURNAL 30.11.2018, 11:23 | Z.H. | 1,773 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."