Lëndohet drejtuesi i një motoçiklete në Shkup
kronika
Lëndohet drejtuesi i një motoçiklete në Shkup

Lëndohet drejtuesi i një motoçiklete në Shkup

Shkup, 30 nëntor – Drejtuesi i një motoçiklete ka marrë lëndime të rënda trupore, ndërsa pesë persona lëndime të lehta në shtatë aksidente trafiku që kanë ndodhur në 24 orët e fundit në rajonin e Qytetit të Shkupit. Në dy aksidente është shkaktuar dëm material.

Sipas buletinit të MPB-së, policia e trafikut ka përjashtuar 35 shoferë të cilët kanë drejtuar automjetin mbi shpejtësinë e lejuar, gjashtë shoferë pa patentë shoferi dhe dy shoferë fillestarë, Nga komunikacioni janë përjashtuar edhe tetë automjete të pa regjistruara.

Policia e trafikut ka dhënë 99 dënime për parkim jo të drejtë, ndërsa me automjetin e posaçëm “karotrec” janë larguar 92 automjete.

Janë sanksionuar edhe një këmbësorë i cili ka kaluar rrugën jashtë vendkalimit për këmbësor, tre shoferë të cilët kanë kaluar në udhëkryq në dritë të kuqe dhe gjashtë shoferë për mos posedim të pajisjeve dimërore në automjete.

© ZHURNAL 30.11.2018, 10:19 | Xh.I. | 750 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."