Kadriu: Ligji i ri nuk e barazon "shqipen" me gjuhën maqedonase
« Ekonomistët » Qeveria "shterpe" në rimëkëmbjen e ekonomisë
Arsim Sinani Shqipërisë dhe Kosovës: Mos festoni, shqipja nuk u zyrtarizua në Maqedon..
« Analistët » Depolitizim i administratës, proces i gjatë dhe i vështirë
Cilat sëmundje janë të lidhura me muajin e lindjes
Couple-Holding-Each-Other-780x439-1.jpg

Ata që kanë lindur në pranverë shpesh janë më shkurtpamës sesa ata që kanë lindur në muajt e verës, ndërsa foshnjat e dimrit dhe të vjeshtës jetojnë rreth 160 ditë më gjatë nga të tjerët.Njerëzit e lindur në pranverë kanë rrezik më të madh të sëmurjes nga skleroza e shumëfishtë dhe Alzheimeri ndërsa jetojnë rreth 160 ditë më pak se ata që kanë lindur në vjeshtë, ka treguar hulumtimi 30-vjeçar i kryer në më shumë se dy milionë austriakë dhe danezë.Shkencëtarët pohojnë se si rreziqet individuale shëndetësore të lidhura me muajin e lindjes shpjegohen me ekspozimin ndaj rrezeve të diellit të nënës gjatë kohës së shtatzënisë.

Rrezet e diellit nxisin prodhimin e vitaminës D në organizëm. Ndërsa mungesat e tij në muajt e parë të jetës mund të kenë pasoja afatgjate në shëndetin fizik dhe psikik. Vitamina e diellit është përgjegjëse për rregullimin e mijëra gjeneve gjatë zhvillimit të fëmijës në mitër, dhe kështu ndikon edhe në inteligjencën e tij.Shkencëtarët kanë vërtetuar që ata që kanë lindur në vjeshtë dhe dimër janë më inteligjentë se fëmijët e pranverës dhe verës, sepse nënat gjatë shtatzënësisë “kanë thithur” më shumë rreze dielli.Ndikimin e kohës së lindjes në predispozitat shëndetësore të individëve e kanë vërtetuar edhe studimet individuale amerikane dhe izraelite, të cilat kanë zbuluar që njerëzit e lindur në pranverë janë më shpesh shkurtpamës se të lindurit në verë.

Çka “mbart” secili muaj?

Janari

Njerëzit e lindur në janar kanë rrezik më të madh për Alzheimerin, çrregullimin bipolar, sëmundjen e Chronit, epilepsinë dhe skizofreninë.

Shkurti

Njerëzit e lindur në shkurt kanë rrezik më të madh nga Alzheimeri, çrregullimet e të ushqyerit, sëmundja e Hodgkinsit dhe narkolepsia.

Marsi

Njerëzit e lindur në mars kanë rrezik më të madh nga astma, autizmi, diabeti, çrregullimet e personalitetit, abuzimi me alkool dhe sëmundja e Hodgkinsit.

Prilli

Të lindurit në prill kanë rrezik më të madh nga glaukoma, sëmundjet e neuroneve motorike, koeficienti më i vogël i inteligjencës, sëmundja e Parkinsonit, abuzimi me alkool, rregullimet me ushqim dhe skleroza e shumëfishtë.

Maji

Njerëzit e lindur në maj kanë rrezik më të madh nga autizmi, sëmundjet e neuroneve motorike, diabeti, koeficienti më i ulët i inteligjencës, sëmundja e Parkinskonit, dhe çrregullimi i personalitetit.

Qershori 

Njerëzit e lindur në qershor kanë rrezik më të madh për sindromën e Downit, diabetin, shkurtpamësinë, sklerozën e shumëfishtë, glaukomën dhe sëmundjen e Parkinskonit.

Korriku 

Ata që kanë lindur në korrik kanë rrezik më të madh nga shkurtpamësia, autizimi, abuzimi me alkool, sëmundjet e neuroneve motorike dhe sindroma e Downit.

Gushti

Të lindurit në gusht kanë rrezik më të madh nga autizmi, astma, sindroma e Downit dhe sëmundjet e neuroneve motorike.

Shtatori, tetori, nëntori dhe dhjetori

Njerëzit e lindur në shtator, tetor, nëntor dhe dhjetor kanë rrezik më të madh nga astma. /Telegrafi

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 12.01.2018, 15:39  | Z.H. | 830 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
"Ethet" e kongresit të BDI-së, a do të ketë "dridhje"?!
Arsim Sinani Shqipërisë dhe Kosovës: Mos festoni, shqipja nuk u zyrtarizua në Maqedoni
"Nazirja" është si "zemër", nuk duket sikurse në serialin "Më fal" (Foto)
Adelina Tahiri zbulon të plotë veshjen në ditën e martesës, por ky detaj i habiti të gjithë
Ushtarët në Maqedoni braktisin ARM-në për të punuar si sigurim privat
 

 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2018 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.