ZHURNAL.MK ZHURNAL.KS ZHURNAL.AL

 

Lajme nga Shqiperia
Parashikimi i motit, këtë të premte temperaturat bien sërish

Pavarësisht se në orët e para të paradites në Shqipëri do të mbizotërojë moti i kthjellët me pak vranësira, pritet që

motiii_1515740800-6954458.jpg

Tiranë, 12 janar - Pavarësisht se në orët e para të paradites në Shqipëri do të mbizotërojë moti i kthjellët me pak vranësira, pritet që situata të ndryshojë në orët e drekës e më pas pasditesh e darkës.

Pasditja vijon në kushtet e vranësirave të shpeshta në të gjithë territorin ndërsa reshje të pakta e të përkohshme, priten kryesisht në zonat Lindore. Vranësira të shpeshta do të ketë gjatë natës në territor duke rrezikuar zonat Lindore nga reshje të izoluara e të pakta dëbore.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do pësojnë një rënie me 2°C në vlerat e mëngjesit por mesdita sjell rënie të lehtë të vlerave termike në Veri-Verilindje ndërsa mbeten thuajse konstante temperaturat e mesditës në pjesën më të madhe të vendit.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi deri 30 km/h nga drejtimi Juglindor duke gjeneruar në det dallgëzim 2 ballë.

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 12.01.2018, 09:20  | Xh.I. | 937 i lexuar

 

 

 

Në Ditën e Shkopit të Bardhë, kryetari Taravari në vizitë te Shoqata e të verbërve “Realiteti”

Gostivar, 15 tetor - Në Ditën ndërkombëtare të personave të verbër, kryetrari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari vizitoi zyrën e Shoqatës së personave të verbër dhe me shikim të dëmtuar “Realiteti” – Gostivar.

“Sot është 15 Tetori, dita botërore e personave të verbër, që njihet si Dita e shkopit të bardhë, andaj e përzgjodhëm pikërisht këtë ditë për të bashkëbiseduar dhe për tu njohur me hallet dhe nevojat anëtarëve të kësaj  shoqate. Më informuan se janë të ftuar në garat në ‘Gold ball' në Sarajevë. Me këtë rast ne si Komunë i mbështesim për udhëtimin dhe qëndrimin atje, si dhe urojmë që të shënojnë sa më shumë fitore. Po ashtu do tua plotësojmë edhe një kërkesë, respektivisht nevojë, do t’ua rinovojmë mjediset e Shoqatës së shpejti, menjëherë  pas përfundimit të tenderit” – theksoi kryetari Taravari.

Kryetari i shoqatës Realiteti , Xhevat Fejzuli, shprehu kënaqësinë për vizitën e dytë të kryetarit Taravari, si dhe shprehu falënderime për përkrahjen e vazhdueshme.
“Shoqata jonë numëron 62 anëtarë. Falënderojmë kryetarin që na mundëson pjesëmarrjen në garat në Sarajevë dhe uroj dhe shpresoj se do të shënojmë rezultate të kënaqshme.”, u shpreh kryetari Fejzuli.

Komuna e Gostivarit për anëtarët e shoqatës Realiteti, siguroi fanella me logon e komunës, të cilat do t’i shfrytëzojnë për pjesëmarrje në garat në Sarajevë.

Vlen të theksohet edhe se prej sot, një zyrë në objektin e NP” Komunalec”,  iu dorëzua në shfrytëzim Shoqatës për personat me nevoja të posaçme “Bashkërisht Mundemi “.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 15.10.2018, 23:04  | Xh.I. | 2.174 i lexuar

© ZHURNAL.mk

MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA
AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"
Fon: 02 3217 815, E-mail: info @ zhurnal.mk
© 2018 Agjencia e lajmeve "ZHURNAL"
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara. Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.