Ndërroi jetë akademiku Bllazhe Ristovski
kronika
Ndërroi jetë akademiku Bllazhe Ristovski

Ndërroi jetë akademiku Bllazhe Ristovski

Shkup, 29 nëntor – Ndërroi jetë akademiku Bllazhe Ristovski (1931-2018), anëtar i rregullt i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë, kumtoi me pikëllim të thellë Akademia e Shkencave dhe Arteve.

Akademiku Bllazhe Ristovski lindi më 21 mars 1931 në f. Garnikovë të Kavadarit.  Kishte Diplomuar në Fakultetin e Filozofisë në Shkup (Në Grupin për letërsinë e popujve të IRJ dhe gjuhë maqedonase), ndërsa pas mbrojtjes së disertacionit të doktoratës “Kërste P. Misirkov – jeta dhe vepra” (1965), është zgjedhur drejtor i Institutit për Folklor në Shkup.

Akademiku Ristovski ka botuar mbi 800 artikuj dhe shkrime të tjera në revista të ndryshme dhe përmbledhje brenda dhe jashtë vendit. Veprat e përmbledhura të Kërste Misirkov paraqesin një prej projekteve më të rëndësishme të akademikut Bllazhe Ristovski në Akademinë e Arteve dhe Shkencave të Maqedonisë. Nga viti 1991 deri në vitin 1992, akademiku Bllazhe Ristovski e kryente funksionin nënkryetar i Qeverisë së parë të Republikës së Pavarur të Maqedonisë.

Varrimi i akademikut Bllazhe Ristovski do të bëhet në varrezat e qytetit “Butel” në Shkup nesër në orën 13, ndërsa funerali do të vihet në Kishëzë prej orës 12 deri në orën 13. Me rastin e vdekjes së akademikut Bllazhe Ristovski në Sallën solemne të Akademisë së Arteve dhe Shkencave të Maqedonisë, nesër prej orës 10:30 do të mbahet Seancë komemorative. Për ndryshe, Ristevski ishte kryeredaktor dhe njëri nga autorët e Enciklopedisë antishqiptare të botuar nga Akademia.

© ZHURNAL 29.11.2018, 10:25 | D.J. | 2,072 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."