Lëndohen dy persona gjatë përleshjes me thikë në Veles
kronika
Lëndohen dy persona gjatë përleshjes me thikë në Veles

Lëndohen dy persona gjatë përleshjes me thikë në Veles

Veles, 28 nëntor – Dy persona ishin lënduar me plagë me thikë në një përleshje me thikë që kishte ndodhur mbrëmë në Orizaren e Epërme të Velesit. Të plagosurve iu është dhënë ndihmë mjekësore në Spitalin e Përgjithshëm të Velesit pas çka janë lëshuar në mjekim shtëpiak, ndërsa personi që ka përdorur thikën është arrestuar.

Nga SPB Veles informojnë se mbrëmë rreth orës 21:30 në fshatin Orizare e Epërme, pas një zënke paraprake kishte pasuar përleshje ndërmjet A.K. (36), H.K. (19) dhe S.K. (43) nga fshati Orizare e Epërme, me çka në një moment A.K. kishte nxjerrë edhe thikë. Në Spitalin e Përgjithshëm në Veles te H.K. dhe S.K. ishin konstatuar lëndime, ndërsa A.K. ishte privuar nga liria. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të dorëzohen   parashtrimet adekuate.

© ZHURNAL 28.11.2018, 14:50 | D.J. | 861 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."