Janë djegur dy automjete në një garazh në Kisella Vodë
kronika
Janë djegur dy automjete në një garazh në Kisella Vodë

Janë djegur dy automjete në një garazh në Kisella Vodë

Shkup, 28 nëntor - Dy automjete për udhëtim janë djegur në një zjarr që mbrëmë ndodhi në rrugën “Dimo Haxhi-Dimov” nr 123 në lagjen Kisella Vodë të Shkupit.

Zjarri ka shpërthyer në garazhin e një ndërtese, ndërsa Brigada territoriale zjarrfikëse e Qytetit të Shkupit ka intervenuar me 11 zjarrfikës dhe katër automjete. Për zjarrin jemi informuar në orën 02:30, ndërsa shuarja ka zgjatur deri në orën 05:40.

Nga zjarri është shkaktuar dëm material i cili do të konfirmohet mëtej.

© ZHURNAL 28.11.2018, 12:10 | D.J. | 1,578 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."