Gjashtë të lënduar në tetë aksidente trafiku në Shkup
kronika
Gjashtë të lënduar në tetë aksidente trafiku në Shkup

Gjashtë të lënduar në tetë aksidente trafiku në Shkup

Shkup, 27 nëntor – Një këmbësorë ka lëndime të rënda trupore, ndërsa pesë persona janë lënduar më lehtë në tetë aksidente trafiku që kanë ndodhur gjatë 24 orëve të fundit në rajonin e Qytetit të Shkupit. Në tre aksidente janë shkaktuar dëme materiale.

Sipas raportit të policisë, 25 shoferë kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, dy shoferë kanë drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit, 11 shoferë pa patentë shoferi dhe dy shoferë fillestarë.

Nga komunikacioni janë përjashtuar edhe nëntë automjete të pa regjistruara.

Gjatë 24 orëve të fundit policia ka dhënë 65 dënime për parkim jo të drejtë, ndërsa me automjetin e posaçëm “karotrec” janë larguar 70 automjete.

Policia ka sanksionuar edhe dy shoferë të cilët kanë kaluar në udhëkryq në dritë të kuqe, tre për tejkalim jo të drejtë dhe pesë shoferë për jo posedim të pajisjeve dimërore në automjete.

Sektori për parandalim sot do të realizojë masë të posaçme edukative ligjëratë për komunikacion, në të cilën do të marrin pjesë qytetarë pjesëmarrës në komunikacion të cilët kanë kryer kundërvajtje në baza të ndryshme në cilësinë e shoferit (celular, rripin).

© ZHURNAL 27.11.2018, 09:50 | Xh.I. | 665 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."