Gjatë fundjavës 20 aksidente trafiku në Shkup, dy më rëndë të lënduar
kronika
Gjatë fundjavës 20 aksidente trafiku në Shkup, dy më rëndë të lënduar

Gjatë fundjavës 20 aksidente trafiku në Shkup, dy më rëndë të lënduar

Shkup, 26 nëntor – Një këmbësor dhe një vozitës me motoçikletë kanë marr lëndime të rënda trupore, ndërsa dhjetë persona me lëndime të lehta trupore në gjithsej 20 aksidente trafiku që ndodhën fundjavën e kaluar në rajonin e Qytetit të Shkupi. Në 12 prej aksidenteve janë regjistruar vetëm dëme materiale.

Sipas raportit të policisë, 220 shoferë kanë drejtuar automjetin me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, 28 shoferë për shkak të drejtimit të automjetit nën ndikimin e alkoolit, 28 shoferë pa marrë patentë shoferi dhe 10 fillestar.

Policia e trafikut ka përjashtuar 27 automjete të cilat nuk kanë qenë të regjistruara.

Gjatë 24 orëve të fundit policia e trafikut ka sanksionuar 24 shoferë për automjete të parkuara në mënyrë jo të rregullt, 187 shoferë për parkim jo të drejtë, ndërsa “karrotreci” ka larguar 152 automjete.

Policia ka sanksionuar edhe pesë shoferë të cilët kanë kaluar në vendkalimin e shënuar për këmbësor, tre shoferë të cilët kanë kaluar në udhëkryq në dritë të kuqe, një shoferë i cili nuk u ka dhënë përparësi kalimi këmbësorëve në vendkalimin e shënuar për këmbësor, pesë shoferë për parakalim jo të drejtë dhe dhjetë shoferë për mos-posedimin e pajisjes të domosdoshme dimërore.

© ZHURNAL 26.11.2018, 11:29 | D.J. | 748 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."