Aktakuzë për një shkupjan, ishte munduar ta vrasë partneren e tij
kronika
Aktakuzë për një shkupjan, ishte munduar ta vrasë partneren e tij

Aktakuzë për një shkupjan, ishte munduar ta vrasë partneren e tij

Shkup, 26 nëntor – Prokuroria Themelore Publike Shkup te Gjykata Themelore Shkupi 1 Shkup dorëzoi aktakuzë kundër një personi për vepër penale të bërë – Vrasje.

Nga Prokuroria Themelore Publike informojnë se i dyshuari akuzohet se më 2 shtator të vitit 2018 në shtëpinë familjare, me qëllim është munduar ta privojë nga jeta partneren e tij me të cilën ka bashkëjetuar. Ai e ka zgjuar të dëmtuarën dhe pas një mosmarrëveshje të shkurtër për të cilën motiv ka qenë xhelozia i është kërcënuar me fjalët “sonte duhet të vdesësh”. Pastaj me një thikë kuzhine i ka shkaktuar lëndim të rëndë trupor në lloj të plagës në pjesën e nervave të ijëve, me rrezik konkret për jetë.

“Duke vlerësuar se ende nuk janë plotësuar kushtet për shkak të të cilave të dyshuarit i ishte caktuar masë paraburgimi, ndërsa veçanërisht rreziku ai të dorëzohet në arrati dhe mundësia ta përsërisë veprën penale ose ta kryejë veprën penale të filluar, prokurori kompetent publik së bashku me aktpadinë dorëzoi edhe propozim të veçantë për vazhdim të masës së paraburgimit”, citojnë nga Prokuroria.

© ZHURNAL 26.11.2018, 11:29 | D.J. | 3,050 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."