Kadriu: Ligji i ri nuk e barazon "shqipen" me gjuhën maqedonase
« Ekonomistët » Qeveria "shterpe" në rimëkëmbjen e ekonomisë
Arsim Sinani Shqipërisë dhe Kosovës: Mos festoni, shqipja nuk u zyrtarizua në Maqedon..
« Analistët » Depolitizim i administratës, proces i gjatë dhe i vështirë
Hajdaraj: Mehmeti po e rrëfen të vërtetën e tij, drejtësia ta intervistojë me seriozitet
auto_14906896_10154633504072698_6404160235311867478_n1515789597.jpg

Djali i Smajl Hajdarajt, Shpëtimi, ka thënë se dëshmitari Shkumbin Mehmeti po e rrëfen të vërtetën e tij, e që, sipas tij, plotësisht përputhet me të vërtetën e rrethanave të kohës.

“Duhet të intervistohet me seriozitetin më të madh nga organet kompetente të drejtësisë! Më kujtohet, në kohën kur ndodhnin këto vrasje politike, njëra nga ‘ankesat’ e organeve të ndjekjes ishte edhe mungesa e dëshmitarëve apo frika e tyre për të dëshmuar. Sot, apo që nga viti 2011 siç po deklaron ky dëshmitar, është i gatshëm të dëshmojë dhe atë nga ‘dora e parë’, apo si pjesë e vet grupit kriminal. Kush më mirë do të dëshmonte, se ai që ka biseduar e nejtë me vrasësit”, ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook.

“Sipas logjikës së shumicës së ‘ekspertëve të gjithanshëm’, ‘ideve dhe turli konspiracioneve’ se pas ‘këtij qëndron ai apo pas këtij procesi fshihet ky’, ne duhet të presim edhe nja 20 vjet që të bindet edhe ndonjë tjetër nga grupi vrasës të rrëfehet. Kam frikë se edhe atëherë do dalin ‘ekspertët’ dhe prapë do e shpallin jo kredibil rrëfyesin. Me 17 janar 2018 bëhen 16 vite nga vrasja e Smajl Hajdarajt. Pse ndodhë kjo në shoqërinë tonë? Sepse askush në këtë vend si beson drejtësisë”, ka shtuar ai më tej, duke kërkuar “drejtësi për Smajl Hajdarajn dhe për të gjitha viktimat nga dhuna politike”.

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 12.01.2018, 22:06  | T.E. | 397 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
"Ethet" e kongresit të BDI-së, a do të ketë "dridhje"?!
Arsim Sinani Shqipërisë dhe Kosovës: Mos festoni, shqipja nuk u zyrtarizua në Maqedoni
"Nazirja" është si "zemër", nuk duket sikurse në serialin "Më fal" (Foto)
Adelina Tahiri zbulon të plotë veshjen në ditën e martesës, por ky detaj i habiti të gjithë
Ushtarët në Maqedoni braktisin ARM-në për të punuar si sigurim privat
 

 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2018 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.