Haziri nuk e sheh si të besueshëm Shkumbin Mehmetin
kosova
Haziri nuk e sheh si të besueshëm Shkumbin Mehmetin

Haziri nuk e sheh si të besueshëm Shkumbin Mehmetin

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, në Debat në RTK, ka komentuar deklarimet e mbrëmshme të dëshmitarit të mbrojtur të Prokurorisë Speciale, Shkumbin Mehmeti.

Ky i fundit në rrëfim të tij në Zona e Debatit në KlanKosova, përmend emrat që sipas tij kanë kryer vrasjen e disa prej zyrtarëve të lartë në Kosovë menjëherë pas luftës, përfshirë aktivistët e LDK-së.

Haziri, ka thënë se Mehmeti nuk është i besueshëm, pasi sipas tij, viteve të fundit është thënë se vrasësi i Xhemajl Mustafës është në Kuvendin e Kosovës, ndërsa mbrëmë u bë e ditur se nuk ka të bëjë me deputetin.

Ai më tej ka theksuar se nuk janë tre emra por shumë të tjerë që duhet hetuar për vrasjet e aktivistëve të LDK-së.

Viteve të fundit është thënë se vrasësi i Xhemajl Mustafës është në Kuvendin e Kosovës. Ndërsa mbrëmë u bë e ditur se nuk ka të bëjë me deputetin, por për një njeri pa adresë. S’di sa mundemi me i besu një personi si ai mbrëmë që e shikuam. Ai përmendi vetëm tre emra ndërsa ne mendojmë që duhet të hetohen 110 emra që kanë të bëjnë me dhunën dhe vrasjet ndaj aktivistëve të LDK-së”, ka thënë Haziri.

© ZHURNAL 12.01.2018, 22:48 | T.E. | 915 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."