Kadriu: Ligji i ri nuk e barazon "shqipen" me gjuhën maqedonase
« Ekonomistët » Qeveria "shterpe" në rimëkëmbjen e ekonomisë
Arsim Sinani Shqipërisë dhe Kosovës: Mos festoni, shqipja nuk u zyrtarizua në Maqedon..
« Analistët » Depolitizim i administratës, proces i gjatë dhe i vështirë
Zyberi: Ivanov mund të përdorë veton, por ligjin se pengon dot
02_23.jpg

Shkup, 12 janar - Ligji i ri për përdorimin e gjuhëve ka arritur në presidencë dhe pret dekretimin e kreut të shtetit. Ende është e paqartë nëse Ivanov do ta përdorë këtë të drejtë, megjithatë Kushtetuta është e qartë. Nëse presidenti nuk e dekreton , ligji kthehet sërish në Kuvend , ku duhet të votohet me një shumicë të thjeshtë.

E kjo nuk do të jetë problem pasi tashmë ligji mori 69 vota. Eksperti juridik, Naser Ziberi për MTV2, thotë se Ivanov mund ta vonojë nënshkrimin për ligjin e gjuhëve por në asnjë mënyrë nuk do të mund ta pengojë të njëjtin.

Sipas Zyberit, tashmë është e qartë se ligji nuk varet nga dëshirat e presidentëve, por nga vullneti i shumicës parlamentare.

“Presidenti i shtetit mund ta vonoj por nuk mund ta pengoj hyrjen në fuqi të ligjit për përdorimin e gjuhëve sepse këtë gjë e ka rregulluar neni 75 i kushtetutës i cili thotë se ligjet në Republikën e Maqedonisë shpallen me dekretin e presidentin. Po ashtu ky nen ka rregulluar situatat në rast se presidenti nuk e dekreton shpalljen e një ligji.

Në këtë rast ligji kthehet përsëri në procedurë parlamentare dhe në qoftë se kuvendi siguron shumicë absolute të votave që do të thotë shumicë nga numri i përgjithshëm i deputetëve, atëherë ligji hyn në fuqi pa pas nevojë për dekretin e presidentit”, shprehet eksperti juridik Naser Zyberi.

Naseri e cilësoi hap shumë pozitiv votimin e ligjit për gjuhët që sipas tij plotësoi aspiratat e vendosura në vet Marrëveshjen e Ohrit për barazi të shqiptarëve.

“Ligji nuk mbyll të gjitha aspiratat, por ka hapur rrugët për seriozitete të tjera për të ndërtuar një shtet më të avancuar demokratik dhe shoqëri të barabartë”, shprehet eksperti juridik Naser Zyberi.

Vetë Ivanov në më shumë raste e ka quajtur ligjin jokushtetues. Madje në fjalimin e fundvitit, kreu I shtetit tha se politikat afatshkurtra të qeverisë Zaev, po vënë në pikëpyetje interesat afatgjata të Maqedonisë dhe se përdorimi I gjuhës shqipe është I rregulluar tashmë me Kushtetutë.

Ivanov ka paralajmëruar se do të konsultohet me ekspertë për të vërtetuar nëse ligj për gjuhët, përbën kërcënim për gjuhën maqedonase por për unitaritetin e shtetit.

E kjo do të thotë, se dekretimi I këtij ligji, nuk mund të pritet që në fillim të afatit që kushtetuta I jep presidentit për ta bërë një gjë të tillë.

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 12.01.2018, 17:50  | D.J. | 1,287 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
"Ethet" e kongresit të BDI-së, a do të ketë "dridhje"?!
Arsim Sinani Shqipërisë dhe Kosovës: Mos festoni, shqipja nuk u zyrtarizua në Maqedoni
"Nazirja" është si "zemër", nuk duket sikurse në serialin "Më fal" (Foto)
Adelina Tahiri zbulon të plotë veshjen në ditën e martesës, por ky detaj i habiti të gjithë
Ushtarët në Maqedoni braktisin ARM-në për të punuar si sigurim privat
 

 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2018 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.