Ekspertët: Zaev përgatit terrenin për dështim eventual
« Ish presidenti i Këshillit Europian » Rompoj: Ballkani perëndimor rrezikohet nga lufta
Në korrik Maqedonia merrë ftesë, por nuk do të jetë anëtare e NATO-s?!
“Në luftën e Perëndimit me Rusinë, Ballkani do të jetë fushëbeteja”
Tetovë, protesta para ambulancës së Kahremanit
kahremani.jpg

Tetovë, 12 janar - Përkrahësit e Bilall Kasamit të njohur si ”krahu i Tetovës”, kanë protestuar pasditen e sotme përpara ordinancës së deputetit të kësaj partie, Nexhbedin Karemanit. Kahremani kohë më parë, nga “krahu i Shkupit” i Lëvizjes u caktua si ushtrues detyre kryetar i lëvizjes BESA deri në kongresin e paraparë të 24 Shkurtit. Protestuesit me këtë rast kanë kërkuar nga ai dorëzimin e mandatit të deputetit, ndërkohë që përmes pankartave që mbanin në duar, e quanin atë tradhtar të lëvizjes. Edhe pse protesta është zhvilluar në mënyrë të qetë, megjithatë, ordinanca e deputetit në fjalë është ruajtur nga një numër i madh i policëve.

“I bëjmë thirrje zotëri Nexhbedin Karemanit që të respektojë organet e partisë, dhe të pozicionohet në anën e kryetarit Bilall Kasami, në të kundërtën le të deponojnë dorëheqje nga pozita e deputetit të lëvizjes BESA”, u shpreh një protestues.

I pyetur për pretendimet e Kahremanit të disa ditëve më parë se është i kërcënuar nga individë të ndryshëm, zëdhënësi i kësaj partie Adbush Demiri, është shprehur se këto janë shpifje.

"Këto janë spekulime, ju jeni dëshmitar se edhe aktiviteti i sotëm është paqësor dhe demokratik.  Gjitha kërcënimet me siguri i ka denoncuar dhe organet e rendit do marrin masa, por siç e shihni kjo është gjitha bazë e spekulimeve të mediave që kontrollohen nga njerëzit që i bëjnë këto punë", deklaroi Abdush Demiri zëdhënës i Lëvizjes BESA.

Kjo është hera e dytë që deputeti Kahremani alarmon për kërcënime ndaj tij dhe familjes së tij në rast se nuk dorëhiqet nga posti i deputetit. Ditë më parë kur edhe për herë të parë ai shpalosi për opinionin se është kërcënuar me jetë, tha se rastin e ka lajmëruar në polici. Por shërbimet e MPB-së për ALSAT thanë se deri në këto momente, në asnjë stacion policor, nuk figuron paraqitje nga ana e deputetit Kahremani se ai është kërcënuar.

Ndërkohë, në Gjykatën Administrative deri në këto momente ende nuk ka mbërrij padia e paralajmëruar nga mbështetësit e deputetit Kahremani, me qëllim që titulli u.d kryetar i Besës të jetë legjitim për Kahremanin. Gjatë ditës, anëtarë të lëvizjes Besa thanë se për çështjen e padisë kanë angazhuar avokatë për të udhëhequr me lëndën.

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 12.01.2018, 16:09  | Xh.I. | 4,152 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Tragjedi në Tetovë, ndahet nga jeta i riu Fatos Islami
Surpriza e hidhur e Macron për Ballkanin
Ekspertët: Zaev përgatit terrenin për dështim eventual
Përfaqësimi i shqiptarëve në dogana, zv.drejtori Buçi: Punojmë në rritjen e përqindjes dhe avancimit
Vijojnë shumë ditë pushimi, ja lista
 

 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2018 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.