LSDM: Reagimi i VMRO-DPMNE-së për ligjin për gjuhët është tinëzare
maqedonia
LSDM: Reagimi i VMRO-DPMNE-së për ligjin për gjuhët është tinëzare

LSDM: Reagimi i VMRO-DPMNE-së për ligjin për gjuhët është tinëzare

Shkup, 12 Janar - Lidhja Social Demokrate ka reagur sot pas reagimit të VMRO-DPMNE-së, ku nga kjo parti vlerësuan se partia opozitare VMRO-DPMNE po vazhdon me reagime tinëzare dhe të pabazuara, kurse Ligji për përdorimin e gjuhëve nuk e rrezikon gjuhën maqedonase, transmeton Zhurnal.

 Nga kjo parti thonë se pohimet e VMRO-DPMNE-së janë të pa bazuara, sepse ndryshimet në Ligjin për përdorimin e gjuhëve janë tërësishtë në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë dhe amandamentit 5.

“Ligji nuk favorizon, por e përparon përdorimin e të gjitha gjuhëve të komuniteteve që sjanë shumë në Maqedoni.Me ndryshimet e Ligjit, përdorimi i gjuhës maqedonase dhe shqipe, nuk do të jetë identike, nuk cënohet gjuha maqedonase dhe shkrimi i saj, si gjuhë zyrtare në tërë teritorin  dhe në marrëdhënie me jashtë”.

Sipas LSDM-së, ka një angazhim të unifikuar dhe do të jetë një dobi për të gjithë qytetarët e Republikësd së Maqedonisë.

© ZHURNAL 12.01.2018, 16:37 | I.XH | 2,337 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."