PRESIDENTI META NË "INSIDE" Politika të drejton sytë kah të rinjtë me kapacitet, ato janë aleati më i mirë për integrim
maqedonia
Presidenti Meta në "INSIDE" Politika të drejton sytë kah të rinjtë me kapacitet, ato janë aleati më i mirë për integrim

Presidenti Meta në "INSIDE" Politika të drejton sytë kah të rinjtë me kapacitet, ato janë aleati më i mirë për integrim

Shkup, 12 janar - Presidenti i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta, në një intervistë ekskluzive për emisionin   që emetohet në Zhurnal.mk, ka komentuar fuqishëm kapacitetin e rinisë shqiptare, duke thënë se vënja e të rinjëve në pozitën e duhur në shoqëri, është aleati më i mirë për të shtyrë integrimet.

“Politika këtyre të rinjëve, sidomos atyre që kanë realizuar një edukim cilësorë jashtë vëndit, t’u japë vendin e merituar në administratë, t’u japi vëndin që ju takon në shoqëri, në përgjegjësi publike, sepse duhet të integrohemi më shpejtë në Europë dhe ata janë të shkolluar në universitete nga më të mirat të Europës dhe mund të ndihmojnë vendet tona në këtë drejtim, duke sjellë përvoja tjera, kanë ambicje tjera”, tha Presidenti Ilir Meta duke theksuar gjatë intervistës se ka shpresa për rininë shqiptare në  Maqedoni, për të pasur një  perspektivë të re me këtë ndryshim që ka ndodhur vitin e fundit. 

© ZHURNAL 12.01.2018, 17:00 | Xh.I. | 2,115 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."