Diona Fona është shoferja më e re (Foto)
showbiz
Diona Fona është shoferja më e re (Foto)

Diona Fona është shoferja më e re (Foto)

Diona Fona sot ka një arsye të veçantë për të festuar.

Këngëtarja simpatike dhe e talentuar nuk ka ndonjë risi sa i përket projekteve muzikore, por ajo është bërë shoferja më e re.

Kështu së paku ka bërë të ditur vetë këngëtarja përmes një mesazhi dhe një fotografie të publikuar në llogaritë personale të rrjeteve sociale.

 

“Zyrtarisht shofere”, ka shkruar ajo sipër fotografisë së sjell në Instagram.

Ndryshe, kujtojmë se projekti i fundit nga Diona “Shy” po pëlqehet shumë nga publiku dhe deri më tani është shikuar rreth 350 herë në YouTube.

 

Theksojmë se këngëtarja është duke punuar në projekte të reja muzikore që do t’i publikon gjatë muajve në vazhdim të këtij viti. /Telegrafi/

© ZHURNAL 12.01.2018, 16:10 | Z.H. | 1,729 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."