Ekspertët: Zaev përgatit terrenin për dështim eventual
« Ish presidenti i Këshillit Europian » Rompoj: Ballkani perëndimor rrezikohet nga lufta
Në korrik Maqedonia merrë ftesë, por nuk do të jetë anëtare e NATO-s?!
“Në luftën e Perëndimit me Rusinë, Ballkani do të jetë fushëbeteja”
Parlamenti Studentor: Presidenti Ivanov t`i vë veto ligjit për gjuhët
flesh_mk_studenti.jpg

Shkup, 12 Janar - Parlamenti Studentor i Universitetit Shën “Kirili dhe Metodi” sot me një letër publike, në të cilën thonë se i drejtohen studentëve, përfaqësuesve të legjislativit dhe të gjithë opinionit publik, ku kërkojnë urgjenisht tërheqjen e Ligjit për përdorimin e gjuhëve, transmeton Zhurnal.

“Ndjejmë përgjegjësi të dërgojmë letër publike në lidhje me votimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve sepse e drejta jonë e zërit indirekt, i mundësuar përmes deputetëve si përfaqësues të cilët duheshin që të mbrojnë interesat tona, është cënuar” thonë nga ”PSSKM”.

Gjithashtu thrasin deputetët e popullit të sjellin ligje në pajtueshmëri me Kushtetutën dhe shtojnë se  qeverisja e së drejtës duhet të jetë epiteti kryesor i punës, kurse jo si thonë, në mënyrë kontrabanduese me flamurin e Unionit Europian të sillen ligje anti Europiane të cilat e rrënojnë harmoninë ndëretnike, e suspendojnë Kushtetutën dhe i rrënojnë tiparet themelore të shtetit.

Nga Parlamenti studentor potencojnë se mbështesin qëndrimet dhe argumentet e profesoreshave universitare, Gordana Siljanovska, Katica Qulafkova, dhe Simona Gruevska- Maxhovska.

“Ky ligj nuk ka lidhje me Euro-Integrimin e Republikës së Maqedonisë. Ky ligj nuk është prioritet. Ky ligj nuk është pjesë e Marrëveshjes së Ohrit, dhe as që është në frymën e saj. Ky ligj nuk është konkretizim i amandamentit të 5 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë”.

Nga ky Parlament Studentor pranë Universitetit Shën “Kirili dhe Metodi” e ftojnë presidentin e Republikës së Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, në emër të funksionit të tij si president i këtij shteti, por edhe si profesor i respektuar në Fakultetin Juridik të Shën Kirilit dhe Metodit, që ti mbronë dhe ruan interesat nacionale dhe sovranitetin e Republikës së Maqedonisë, dhe ta përdor të drejtën e vetos për këtë ligj.

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 12.01.2018, 15:05  | I.XH | 1,104 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Tragjedi në Tetovë, ndahet nga jeta i riu Fatos Islami
Surpriza e hidhur e Macron për Ballkanin
Ekspertët: Zaev përgatit terrenin për dështim eventual
Përfaqësimi i shqiptarëve në dogana, zv.drejtori Buçi: Punojmë në rritjen e përqindjes dhe avancimit
Vijojnë shumë ditë pushimi, ja lista
 

 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2018 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.