Humb jetën aksidentalisht një punëtor ndërtimi nga Gostivari
kronika
Humb jetën aksidentalisht një punëtor ndërtimi nga Gostivari

Humb jetën aksidentalisht një punëtor ndërtimi nga Gostivari

Gostivar, 12 janar - Gjashtëdhjetë e shtatëvjeçari punëtor ndërtimi M.K nga Gostivari dje humbi jetën aksidentalisht kur kolegu i tij duke e drejtuar prapa automjetin e transportit “mercedez” pa e vërejtur e ka goditur me pjesën e pasme të rimorkios.

Punëtori u rrëzua në tokë nga goditja, dhe më pas u shtyp me rrotat e pasme në pjesën e këmbëve, ku si rrjedhojë edhe ndërroi jetë, njoftoi MPB.

Mjeku i Ndihmës Mjekësore të shpejtë Gostivar e konstatoi vdekjen. Pas urdhrit të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është çuar në autopsi.

Të dy punëtorët kanë qenë nga e njëjta firmë nga Gostivari e cila ka zhvilluar punë ndërtimi për tremocentralin.

Aksidenti ndodhi dje rreth orës 10 në rrugën lokale për në fshatin Papalishte të Gostivarit, në rreth një kilometër nga mbikalimi hekurudhor.

© ZHURNAL 12.01.2018, 14:31 | Xh.I. | 2,980 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."