Juventusi arrin marrëveshje me Praetin?
sport
Juventusi arrin marrëveshje me Praetin?

Juventusi arrin marrëveshje me Praetin?

Mediat italiane raportojnë se Juventusi ka rënë dakord për një marrëveshje për të nënshkruar me mesfushorin e Sampdorias, Dennis Praet, për sezonin e ardhshëm për një shifër më të vogël se klauzola e lirimit prej 25 milionë eurosh, pasi pritet t’i përfshijë disa lojtarë në marrëveshje.

Sipas mediumit italian Corriere dello Sport, të dy klubet përpunuan kushtet për të bërë këtë veprim që të ndodh gjatë verës dhe jo në afatin kalimtar dimëror.

Megjithëse Praet ka një klauzolë lirimi prej 25 milionë euro në kontratën e tij, Bianconerët kanë qenë në gjendje ta negociojnë atë duke i siguruar shërbimet e tij për më pak se kjo shifër.

Kjo pasi, Zonja e Vjetër gjithashtu do të përfshijnë disa lojtarë në marrëveshje shkëmbimi për reprezentuesin e Belgjikës.

Sampdoria transferoi reprezentuesin e Belgjikës nga Anderlechti në gusht të vitit 2016 për 10 milionë euro dhe do të dyfishojë atë shumë në hapësirën prej dy vjetësh.

Këtë sezon, Praet ka kontribuar me tri asistime në 18 paraqitje të Serie A për klubin Blucerchiati.

Mesfushori belg kishte qenë gjithashtu i lidhur ngushtë me një kalim te Evertoni dhe Neëcastle Unitedi.

Për Juventusin thuhet gjithashtu se ka arritur marrëveshje me Emre Can, i cili pritet të vijë gjatë verës si transferim i lirë. /Telegrafi/

© ZHURNAL 12.01.2018, 13:25 | Xh.I. | 985 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."