Alonso zbulon ëndrrën për ta drejtuar Liverpoolin
sport
Alonso zbulon ëndrrën për ta drejtuar Liverpoolin

Alonso zbulon ëndrrën për ta drejtuar Liverpoolin

Legjenda spanjolle e futbollit, Xabi Alonso ka pranuar se ka ambicie të mëdha për të menaxhuar ish-skuadrën e tij, Liverpoolin, në të ardhmen.

Spanjolli u tërhoq nga futbolli në fund të sezonit të kaluar pas një karriere fantastike me skuadra të mëdha.

Alonso gjatë karrierës luajti për gjigantët evropian, si Liverpooli, Real Madridi dhe Bayern Munichu duke fituar trofe të Ligave, por edhe Ligën e Kampionëve.

Megjithatë, Alonso ka mbetur i dashuruar me ish-skuadrën e tij, Liverpoolin, të cilën ëndërr ta menaxhoj një ditë, pasi kaloi pesë vjet si lojtar.

“Po me siguri, unë kam ëndërruar, por së pari duhet të provoj veten dhe të përgatitemi”, ka thënë fillimisht Alonso për Sky Sports, kur u pyet nëse do drejtonte Redsat.

“Nëse unë vendos diku përgjatë rrugës për të marrë shanset e mia si menaxher, lidhja ime, angazhimi im, pasioni im për Liverpoolin është i ditur”.

“Pse jo? Do të shohim nëse mund të kalojmë shtigje në rrugët tona”, përfundoi ish-mesfushori spanjoll.

Ndryshe, Alonso është njohur si lojtar me disiplinë të hatashme taktike dhe kjo ka bërë që shumë trajner dhe lojtar ta cilësojnë si një trajner në fushë, duke prognozuar gjithashtu se në të ardhmen do të jetë një drejtues i madh.

© ZHURNAL 12.01.2018, 13:23 | Xh.I. | 1,540 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."