Kadriu: Ligji i ri nuk e barazon "shqipen" me gjuhën maqedonase
« Ekonomistët » Qeveria "shterpe" në rimëkëmbjen e ekonomisë
Arsim Sinani Shqipërisë dhe Kosovës: Mos festoni, shqipja nuk u zyrtarizua në Maqedon..
« Analistët » Depolitizim i administratës, proces i gjatë dhe i vështirë
A mund ligji për gjuhët të bllokohet nga Gjykata Kushtetuese? Flet Kadriu
kadriu.jpg

Shkup, 12 janar - Kuvendi i Maqedonisë dje ka miratuar Ligjin për përdorimin e gjuhëve të bashkësive etnike me të cilin avancohet përdorimi zyrtar i gjuhës shqipe në të gjitha organet e pushtetit qendror. Ligji u miratua me 69 vota për, asnjë kundër dhe asnjë të përmbajtur. Në seancë nuk morën pjesë deputetët e opozitës maqedonase të udhëhequr nga VMRO DPMNE e cila këtë ligj e cilëson si antikushtetues.

Nga kjo parti kanë paralajmëruar se këtë ligj do ta ankimojnë edhe në Gjykatën Kushtetuese që të prononcohet se a është në përputhje me kushtetutën apo jo.

Profesori universitar i së drejtës kushtetuese Bekim Kadriu për Zhurnal ka deklaruar se ka mundësi teorike që Gjykata Kushtetuese të shfuqizon ligjin për përdorimin e gjuhëve.

Ai thotë se për momentin Gjykata ka 8 anëtar dhe një që duhet të zgjidhet nga Kuvendi dhe duhet të jetë shqiptar. Kadriu vlerson se anëtarët e Gjykatës juridikisht duhet të jenë të paanshëm dhe mendon se për momentin në Gjykatën Kushtetuese dominon fryma tjetër e asaj që proklamon VMRO-DPMNE.

"Teorikisht mundësi ka. Gjykata shpesh mund të sjellë vendime politike. Tani nuk futem në analizë të numrave se sa anëtarë të gjykatësve janë Pro VMRO dhe sa kundër. Dihet se anëtarët juridikisht duhet të jenë të paanshëm. Momentalisht gjykata ka tetë anëtarë, anëtari që mungon duhet të zgjidhet nga Kuvendi nëpërmjet komisionit për zgjedhje dhe emërime dhe ky duhet të jetë shqiptarë. Pra, nëse kompletohet Gjykata Kushtetuese, tre anëtarë duhet të jenë shqiptarë. Që do të thotë, duhet edhe dy anëtarë që të kenë shumicë dhe  të votojnë pro në përputhje me ligjin ekzistues që mos të kontestohet. Dmth mundësi teorike ka që ligji të shpallet si jokushtetues në bazë të argumenteve të disa intelektualëve maqedonas se gjoja ligji është antikushtetues mirëpo unë mendoj se dominon kjo fryma tjetër, dmth që ligji është në përputhje me kushtetutën", ka deklaruar për Zhurnal, profesori universitar i së drejtës kushtetuese, Bekim Kadriu.

Sipas dispozitave të ligjit të miratuar, gjuha shqipe do të përdoret për herë të parë edhe në Qeveri, si në të folur edhe në të shkruar. Trajtim të njëjtë do të ketë edhe në Kuvend, përfshirë edhe kryesuesin e seancave nëse është shqiptar, por edhe në të gjitha organet tjera të pushtetit qendror, ndërmarrjet publike, agjencitë, drejtoritë, komisionet.

Përdorimi zyrtar i gjuhës shqipe është formuluar si “gjuhë të cilën e flasin mbi 20 për qind e popullatës”. Ajo do të zbatohet edhe në të gjitha tabelat udhëzuese të institucioneve shtetërore dhe në komunat ku gjuha shqipe përdoret mbi 20 për qind të popullatës së përgjithshme.

Gjuha shqipe do të përdoret edhe në të gjitha mbishkrimet e institucioneve të nivelit qendror, krahas atyre në pushtetin lokal ku gjithashtu gjuha shqipe është zyrtare në komunat ku shqiptarët përbëjnë mbi 20 për qind të numrit të përgjithshëm të popullatës.

Gjuha shqipe nuk do të përdoret në bankënota dhe në uniformat e Armatës, por partnerët e koalicionit qeverisës, kanë arritur marrëveshje që në bankënota të përdoren simbole kulti që do të reflektojnë edhe ato shqiptare. Sa u përket uniformave të policisë, punonjësve të shëndetësisë dhe zjarrfikësve, gjuha shqipe do të figurojë vetëm në ato komuna ku së paku 20 për qind e popullatës e flasin gjuhën shqipe.

Ligji për përdorimin e gjuhëve duhet të dekretohet edhe nga Presidenti Gjorge Ivanov, i cili në disa paraqitje ka shprehur rezerva ndaj përmbajtjes së tij duke mos e përjashtuar edhe mundësinë e refuzimit të ligjit. Në rast se kjo ndodhë, atëherë ligji duhet sërish të kthehet në procedurë parlamentare.

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 12.01.2018, 11:46  | Xh.I. | 4,897 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
"Ethet" e kongresit të BDI-së, a do të ketë "dridhje"?!
Arsim Sinani Shqipërisë dhe Kosovës: Mos festoni, shqipja nuk u zyrtarizua në Maqedoni
"Nazirja" është si "zemër", nuk duket sikurse në serialin "Më fal" (Foto)
Adelina Tahiri zbulon të plotë veshjen në ditën e martesës, por ky detaj i habiti të gjithë
Ushtarët në Maqedoni braktisin ARM-në për të punuar si sigurim privat
 

 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2018 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.