Ohër, përplaset një veturë me një biçikletë, ka të lënduar
kronika
Ohër, përplaset një veturë me një biçikletë, ka të lënduar

Ohër, përplaset një veturë me një biçikletë, ka të lënduar

Ohër, 20 nëntor - Me 20.11.2018 në ora 00.35 në udhëkryqin midis rrugës “7 nëntori” dhe bulevardit “Rilindasit Maqedonas” në Ohër, vetura e tipit “Mercedes” me targa nga Ohri, e drejtuar nga M.M.(41) nga Ohri e ka goditur një biçikletë e drejtuar nga A.H.(48) nga Ohri, transmeton Almakos. Pas aksidentit është lënduar rëndë A.H. dhe ai me veturën e Ndihmës së shpejtë është dërguar në spitalin ‘Shën Erazmo’ në Ohër, dhe pastaj në kompleksin e klinikave “Nënë Tereza” në Shkup.

Kontroll në vendngjarje ka kryer ekipi i SPB Ohër

© ZHURNAL 20.11.2018, 11:49 | Xh.I. | 1,863 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."