Shtatë aksidente në Shkup, dy persona janë lënduar lehtë
kronika
Shtatë aksidente në Shkup, dy persona janë lënduar lehtë

Shtatë aksidente në Shkup, dy persona janë lënduar lehtë

Shkup, 20 nëntor – Dy persona kanë marrë lëndime të lehta trupore në dy nga gjithsej shtatë aksidente që kanë ndodhur gjatë 24 orëve të kaluara në Qytetin e Shkupit. Në pesë aksidente është shkaktuar dëm material.

Nga SPB Shkup njoftojnë se dje policia e trafikut ka zbuluar dhe sanksionuar numër të madh kundërvajtjesh. Dyzet e dy shoferë kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, pesë shoferë kanë kaluar në udhëkryq në dritë të kuqe, dy shoferë për mosdhënie të lejes për kalim të këmbësorëve 10 shoferë për rreshtim jo të rregullt dhe një shofer për parakalim.

Janë sanksionuar tre këmbësorë, të cilët kanë kaluar jashtë vendkalimit për këmbësorë dhe 12 këmbësorë, të cilët kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforit

Nga trafiku janë përjashtuar gjithsej shtatë shoferë, nga të cilët njëri që e kanë drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit dhe gjashtë shoferë para se të pajisen me të drejtën e drejtimit të automjetit, si dhe gjashtë automjete të paregjistruara. Janë hasur 84 automjete të parkuara në mënyrë jo të rregullt. Me ndihmën e automjetit special “karrotrec” janë larguar 78 vetura.

© ZHURNAL 20.11.2018, 10:12 | D.J. | 809 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."