Itali, humb jetën një 19-vjeçare nga Gostivari
kronika
Itali, humb jetën një 19-vjeçare nga Gostivari

Itali, humb jetën një 19-vjeçare nga Gostivari

Shkup, 19 nëntor - Një vajzë 19-vjeçare ka humbur jetën gjatë një aksidenti trafiku dje rreth orës 18 në veri të Italisë, përkatësisht në Guastalla të Reggio Emilia.

Në përplasjen fatale janë përfshirë dy automjete një Fiat Multipla drejtuar nga një 53-vjeçar nga Guastalla dhe një Fiat Bravo me të cilin udhëtoni baba e bijë me prejardhje nga Gostivari, 41 dhe 19 vjeç, rezident në Villarota.

Nga përplasja e fortë automjetet kanë përfunduar jashtë autostradës. Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë tre automjete të Kryqit të Kuq, një ekip mjekësh dhe një ekip zjarrfikësish për të transportuar të aksidentuarit drejt qendrave spitalore.

Të lënduarit janë dërguar me urgjencë në spitalin e Guastallës por fatkeqësisht vajza A. Seferi nuk ka arritur t’u mbijetoj plagëve të marra dhe ka gjetur vdekjen në spital. Siç njoftojnë mediat lokale italiane vajza ka qenë një vajzë shembullore në regjionin italian dhe një nga studentet më të dalluara.

© ZHURNAL 19.11.2018, 10:46 | D.J. | 4,817 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."