DETAJE DHE FOTO Kryeministri hungarez me aeroplan privat e mori Gruevskin nga aeroporti i Beogradit!
maqedonia
Detaje dhe foto Kryeministri hungarez me aeroplan privat e mori Gruevskin nga aeroporti i Beogradit!

Detaje dhe foto Kryeministri hungarez me aeroplan privat e mori Gruevskin nga aeroporti i Beogradit!

Shkup, 16 nëntor - Avioni privat i Viktor Orban edhe pse një muaj e gjysmë ishte i parkuar në Vjenë, fluturoi për në Budapest, pastaj për në Beograd dhe ukthye sërish, një ditë pasi Gruevski njoftoi se kërkon azil në Hungari, shkruajnë media hungareze  “Atlaco", transmeotn “Zhurnal”.

Avioni i regjistruar si OEM-LEM, pas disa muaj pushimesh në një vend, u largua nga Viena të hënën herët dhe u ul në Budapest. Menjëherë pas kësaj ai fluturoi përsëri, kësaj radhe në Beograd, dhe pastaj u kthye në Budapest. Fluturimi në Beograd ndodhi një ditë pasi ish-kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski njoftoi se do të kërkonte azil në Hungari.

Elita në pushtet e Hungarisë, duke përfshirë kryeministrin Viktor Orban përdorur lukzusen markë të re avion privat me vlerë 53 milion euro. Pronësia e avionit është e paqartë dhe është e regjistruar në Austri.

Aeroplani luksos u ngrit nga Vjena dhe u ul në Budapest diçka para orës 6 e 30 minuta rë mëngjesit kurse përsëri në orën 8 të mëngjesit shkoi në Beograd. Ai mbërriti në Beograd për tridhjetë minuta dhe u kthye në Budapest pasdite rreth orës 16:00. Që atëherë, avioni është parkuar në aeroportin e Budapestit.

Qeveria hungareze njoftoi se "nuk e ndihmoi Gruevskin të largohej nga Maqedonia". Por në deklaratë, nuk ka asnjë fjalë për informacionin që diplomatët hungarezë e kanë mbështetur në mënyrë aktive në të paktën tre vende të tjera. Për më tepër, askush nuk e ka fajësuar zyrtarisht Budapestin për tërheqjen e Gruevskit nga Maqedonia.

Ata shtojnë më tej se Gruevski në Hungari është në mënyrë "ligjore ". Serbia ende nuk ka përgjigje se kur dhe si Gruevski shkoi në Hungari.

© ZHURNAL 16.11.2018, 22:04 | B.L. | 16,244 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."