Maksuti: Edhe Gruevski edhe Orban që të dy janë autokratë
maqedonia
Maksuti: Edhe Gruevski edhe Orban që të dy janë autokratë

Maksuti: Edhe Gruevski edhe Orban që të dy janë autokratë

Shkup, 16 nëntor - E përbashkëta e ish-kryeministrit të Maqedonisë, Nikolla Gruevski dhe kryeministrit aktual të Hungarisë, Viktor Orban është se që të dy kanë tipare të autokratëve dhe karakterizohen si liderë të qeverisjeve rigjide, kështu vlerëson në një prononcim për Zhurnal, profesori universitar, Mersim Maksuti. 

"Gruevski dhe Orban shquhen që të dy me tipare të autokratëve, djathtistë të theksuar të llojit të vet, me qeverisje rigjide dhe jofleksibile, jo mjaft lojal dhe koperativ me institucionet e BE-së dhe shpeshherë si kundërshtues të politikave të saja, për një frymë joliberale në qeverisje dhe jopromovues të vlerave evropiane", thotë për Zhurnal, Mersim Maksuti, profesor universitar.

Sipas tij, mënyra e sundimit të tyre paraqet kërcenim për demokracinë, jo funksionim të shtetit ligjor si dhe njihen, si shkelës të të drejtave të njeriut, i pari më tepër në raport me emigrantët e huaj, ndërsa, i dyti në rrafshin etnik.

© ZHURNAL 16.11.2018, 13:15 | D.J. | 4,894 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."