Matoshi: Kush e ka radhën pas Gruevskit?!
maqedonia
Matoshi: Kush e ka radhën pas Gruevskit?!

Matoshi: Kush e ka radhën pas Gruevskit?!

Shkup, 16 nëntor - Pas ikjes së ish kryeministrit Maqedonas Gruevskit, lind pyetja dhe dyshimi se si do të trajtohen lëndët e politikanëve shqiptarë dhe si do të sillen ata ndaj akuzave dhe hetimeve të prokurorisë speciale, dënimet që mund ti marrin nga gjykatat, këtë pyetje hipotetike e parashtron në shkrimin e tij të fundit autorial, ish-deputeti Ruzhdi Matoshi, transmeton Zhurnal.

"Tani, disa lëndë janë shumë të njohura për publikun dhe epilogu i tyre pse jo mund dhe të shkaktoj ikje dhe largim nga Maqedonia për ti shpëtuar burgut, disa nga politikanët shqiptarë vinë nga përvoja azilkërkuese dhe pse jo ata mund të besojnë në përsëritjen e historisë pore kemi dhe nga ata që mund të ju mundësojnë vetes komodit et në Turqi apo vendet e BE së ku kanë familjarë dhe të qëndrojnë dhe ilegalisht", thotë në shkrimin e tij, Ruzhdi Matoshi, ish-deputet.

Sipas tij, lëndët Maxhar Telekom, Regjistrimi dhe furnizimet në ministrin e shëndetësisë Pacienti, janë tani shumë të njohur për opinionin pore aspak jo të rëndësishëm nuk janë dhe lëndët si manipulimi zgjedhor në Çair dhe Titanik nga të cilat nga grumbullimet e fakteve dhe ngjarjeve të zhvilluara priten dënime me burg. 

"Nga përgjimet e qeverisë BDI – VMRO detektohen dhe shumë ndërhyrje të politikes në jetën publike duke bërë punësime partiake në Gjykatat e vendit, Dekonspirimin e lëndës Sopoti,  ndërtime pa leje si ajo para ambasadës Amerikane apo ndërhyrje në procesin zgjedhore më 2013 në Gostivar, Kumanovë dhe Kërçovë dhe prishjen rresht 4 herë të zgjedhjeve në Strugë më 2013", nënvizon Matoshi.

Ai thekson se pas largimit të funksionarit të tretë pas atyre dy që kërkuan mbrojtje në Greqi dhe tash Gruevskit në Hungari a përgatiten dhe funksionarë tjerë të largohen nga vendi, kjo është një alarm për institucionet e vendit mos të tolerojë që keqbërësit, kriminelët dhe manipuluesit e taksapaguesve të vendit që kanë varfëruar vendit dhe qytetarin të ju lejohet me lehtësi që të vazhdojnë me parat tona jetën e luksit në vendet ku ata mundë të gjejnë strehën.

© ZHURNAL 16.11.2018, 11:05 | D.J. | 7,336 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."