Zaev anulon pjesëmarrjen në mbledhjen e kryeministrave të Ballkanit Perëndimor
maqedonia
Zaev anulon pjesëmarrjen në mbledhjen e kryeministrave të Ballkanit Perëndimor

Zaev anulon pjesëmarrjen në mbledhjen e kryeministrave të Ballkanit Perëndimor

Kancelari austriak, Sebastian Kurc, i cili është edhe presidenti i radhës i Këshillit të Bashkimit Europian, vendosi të mbledhë, më 19 nëntor, në Vjenë, kryeministrat e Ballkanit Perëndimor. Kurc do ti mbledh krerët e Ballkanit Perëndimor për një drekë pune të hënën në Vjenë.

Nga kabineti i kancelarit Kurc për “Tanjug” thonë se në drekë do të jetë prezent kreu i qeverisë serbe, Ana Brnabiç, kryeministrat e Shqipërisë dhe Malit të Zi, Edi Rama dhe Dushko Markoviq, Kryetar i Këshillit të Ministrave të BiH-së, Denis Zvizdikj dhe kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj.

Kryeministri, Zoran Zaev, më parë kishte lajmëruar se do të ishte prezent në drekën e punës mirëpo për shkak të problemeve të brendshme politike Zaev ka anuluar pjesëmarrjen e tij, shkruan “Tanjug”.

Në takim, përveç kryeministrave të Shqipërisë, Serbisë, Malit të Zi,Bosnje-Hercegovinës dhe Kosovës, do të jenë prezent edhe komisioneri i Zgjerimit, Johannes Hahn dhe ajo e Ekonomisë Dixhitale, Maria Gabriel.

© ZHURNAL 16.11.2018, 11:16 | Xh.I. | 3,954 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."