Gruevski nuk ka “ikur”, është në “Mision”, të pastrimit të skenës politike!!!
maqedonia
Gruevski nuk ka “ikur”, është në “Mision”, të pastrimit të skenës politike!!!

Gruevski nuk ka “ikur”, është në “Mision”, të pastrimit të skenës politike!!!

Shkup, 16 nëntor - Largimi i ish kryeministrit, Nikolla Gruevski, drejt Hungarisë edhe pse rezultoj të ishte realizuar përmes Shqipërisë, prapëseprapë le të hapura shumë dilema, vlerëson opinionisti Latif Arifi, i cili edhe numëron dilemat e tij pse është arratisur ish-kryeministri Gruevski.

• Pse pikërisht rruga për tu larguar u zgjodh Shqipëria?

• Vallë, kush ishin ata që e ndihmuan arratisjen e tij, vetëm dy orë para se të shpallej person në kërkim?

• Përse Nikolla Gruevski zgjodhi pikërisht Hungarinë si destinacion, ku do të kërkonte shpëtim?

• Përse shpejtoj deputeti i BDI-së-Artan Grubi, ende pa u bërë i ditur destinacioni i Ish kryeministrit Gruevski, të del në konferencë për shtyp dhe të deklarojë: “BDI dhe funksionarët e tyre nuk kanë pasur lidhje me arratisjen e Gruevskit në Hungari”, ndërkohë që i quajti ”akuzat” shpifje, në një kohë, kur askush nuk i kishte akuzuar ata si të implikuar dhe kur askush nuk e dinte se vërtetë, ku ndodhej ish kryeministri tani më i larguar.

• Mos vallë, ai dhe partia e tij, e dinin trajektoren e përdorur për tu larguar, apo ndoshta edhe e kishin ndihmuar largimin e tij, përderisa shpejtuan të shfajësojnë veten, përpara se të mësohej se rruga e largimit të tij kishte qenë Shqiperia. –

• Si shpjegohet deklarata e deputetit të BDI-së, Artan Grubi, kur deklaron se partia e tij, kërkon përgjegjësi për ikjen e Nikolla Gruevskit në Budapest?

• Nga kush kërkon përgjegjësi dhe a s’është BDI vet Qeveria!?

• Përse vallë, në njoftimin e policisë shqiptare thuhet se ai (Gruevski) është larguar nga territori shqiptar, të dielën në mbrëmje, më 11 nëntor, përmes pikës kufitare të Hanit të Hotit, duke kaluar kështu në Mal të Zi, ndërkohë që askund nuk permendet, vendi dhe koha e arritjes në territorin shqiptarë?

• Mos vallë, ndoshta qëllimshëm nuk përmendet koha dhe vendi i mbërritjes në territorin shqiptar, vetëm për të mos dëmtuar ata që ndihmuan Gruevskin në të dy anët e kufirit?

• Cili është roli i punonjësit të ambasadës hungareze në Tiranë, të pajisur me pasaportë diplomatike që ka mbartur Gruevskin në Mal të Zi dhe është rikthyer në Shqipëri, brenda më pak se një ore?

• Përse vallë, lajmin për largimin e Gruevskit, duke përdorur territorin shqiptar, të parët e liferuan mediumet serbe dhe cila ishte porosia e tyre?

• Si shpjegohet fakti që autoritetet e Maqedonisë, lëshuan fletë-arrestin për Gruevskin vetëm disa orë pasi ai kishte kaluar kufirin? Apo mos vallë e e lëshuan të njëjtin pasi u siguruan se ai tashmë e kishte braktisur Maqedoninë?

"Të gjithë këto dilema të ngritura më sipër, kanë një shpjegim të thjeshtë: Gruevski nuk ka mundur të teleportojë veten në Budapest, pa ndihmën e një strukture të mirë organizuar. Sigurisht se kjo arratisje është shumë më tepër se një arratisje e thjeshtë. Vetë ideja, skenari i përdorur si dhe involvimi disa shteteve dhe personave me ndikim politik, në këto shtete sikur paralajmërojnë se Gruevski nuk ka “Ikur” , por është në “Mision”, që pas shumë viteve tranzicioni të pastroj skenën politike nga element kriminogjen në Ballkan, përfshirë këtu edhe mikun e Gruevskit nga Hungaria, kryeministrin Viktor Orban, që është bërë therë në sy për vetë Bashkimin Europian", vlerëson në opinionin e tij, Latif Arifi.

© ZHURNAL 16.11.2018, 10:59 | D.J. | 2,917 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."