Borisov: Sa më shpejtë Maqedonia integrohet në NATO dhe BE, aq më mirë për Bullgarinë dhe Greqinë
maqedonia
Borisov: Sa më shpejtë Maqedonia integrohet në NATO dhe BE, aq më mirë për Bullgarinë dhe Greqinë

Borisov: Sa më shpejtë Maqedonia integrohet në NATO dhe BE, aq më mirë për Bullgarinë dhe Greqinë

Athinë, 16 nëntor – Sa më shpejtë e shohim Maqedoninë në Bashkimin Evropian dhe në NATO,  aq më mirë është për Bullgarinë dhe Greqinë,  tha kryeministri bullgar Bojko Borisov në fjalimin e tij të samitit të tretë  në Selanik,  për perspektivën dhe bashkëpunimin  e Ballkanit Perëndimor.

“Nuk ka vend më të mirë se Bashkimi Evropian. Edhe në Greqi  kur u paraqit kriza  e cila në tërësi edhe ndihmoi? Kush u ndal pranë saj? Bashkimi Evropian. Nëse, mos dhashtë Zoti paraqitet ndonjë problem, kush do të na ndihmojë? NATO-ja, Bashkimi Evropian. Lidhshmëria jonë është edhe  gjeostrategjike në çdo fushë. Dhe sa më shpejtë që e shohim Maqedoninë në Bashkimin Evropian dhe në NATO, aq  më mirë është edhe për Bullgarinë dhe Greqinë”, tha Borisov.

Kryeministri bullgar në fjalim i përmendi edhe marrëveshjet e Maqedonisë me Bullgarinë dhe Greqinë dhe theksoi se kryeministrat e tre vendeve  ishin të guximshëm.

“Dua fillimisht  ta përshëndes Shkupin dhe veten për Marrëveshjen për fqinjësi të mirë, sepse ajo  nuk është punë e lehtë. E saktë është se e juaja është pak më e rëndë, por Zaev dhe Aleksis ishin kryeministra të guximshëm  si dhe ne i japim  një perspektivë  jashtëzakonisht të rëndësishme për NATO-n dhe Bashkimin Evropian homologëve tanë në Maqedoni. Ish Republika Jugosllave, emër i gjatë, shpresojmë se në kohën më të shpejtë edhe ajo do të zgjidhet”, tha kryeministri i Bullgarisë Bojko Borisov  në fjalimin e tij  në “Thessaloniki summit-in e tretë”.

© ZHURNAL 16.11.2018, 10:42 | D.J. | 1,084 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."