Prodhimi i produkteve pyjore është rritur për 15 për qind
maqedonia
Prodhimi i produkteve pyjore është rritur për 15 për qind

Prodhimi i produkteve pyjore është rritur për 15 për qind

Shkup, 16 nëntor – Prodhimi i përgjithshëm i produkteve pyjore në pyjet shtetërore në tremujorin e tretë të vitit 2018 krahasuar me periudhën e njëjtë nga viti i kaluar është rritur për 15 për qind, kumtoi Enti Shtetëror për Statistikë.

Rritje e prodhimit pyjor është shënuar te trungjet e llojeve gjethe rënëse, drunj të llojit halorë dhe te drunjtë për ngrohje të llojeve halore dhe gjetherënëse.

Ulje e prodhimtarisë pyjore është shënuar te trungjet llojeve halore, druri për miniera nga llojet halore dhe gjetherënëse dhe drunj të tjerë të llojit halorë.

© ZHURNAL 16.11.2018, 10:41 | D.J. | 1,114 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."