Drejtorët e konvikteve për nxënës dhe studentë kërkojnë rritjen e participimit nga shteti
maqedonia
Drejtorët e konvikteve për nxënës dhe studentë kërkojnë rritjen e participimit nga shteti

Drejtorët e konvikteve për nxënës dhe studentë kërkojnë rritjen e participimit nga shteti

Shkup, 16 nëntor – Shoqata e drejtorëve të Konvikteve për nxënës dhe studentë në Republikën e Maqedonisë kërkon rritjen e participimit për nxënës, ose për student që e fiton nga shteti. Nga Shoqata informojnë se në takimin e  djeshëm mes Shoqatës së drejtorëve, ministri i Arsimit Arbër Ademi dhe zëvendësministri Petar Atanaso është biseduar për problemet në konviktet për nxënësit dhe studentët me fokus në mundësitë e korrigjimit të mjeteve që i paguan shteti.

“Për 16 vite, participimi nga ministria e Arsimit dhe Shkencës ka shënuar vetëm një ndryshim me rritje prej 10 për qind. Kjo shumë as për së afërmi nuk i mbulon shpenzimet rreth strehimit të nxënësve dhe studentëve, shpenzimet për ushqim, veçmas me vendimin e Qeverisë për arsim të mesëm të detyrueshëm me çka rëndohet buxheti i konvikteve. Bëhet fjalë për 26 konvikte, 18 për nxënës dhe tetë për studentë, thuhet në komunikatë.

Shoqata e drejtorëve kërkon participimi të paguhet 12 muaj nga arsyeja se shpenzimet dhe pagat për të punësuarit realizohen gjatë gjithë vitit.

Qëllimi jonë, shtojnë ata është që nxënësit dhe studentët të kenë kushte adekuate për fitimin e arsimit të tyre.

Ndryshe, në takim kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të kabinetit të kryeministrit të RM-së, Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Shoqërisë Informatike.

© ZHURNAL 16.11.2018, 10:38 | D.J. | 745 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."